Moisi Dalipi: Java e I-rë e Superiores, një traditë e harruar

715
Sigal

Për dy ditë me radhë, më 23 dhe 24 Gusht 2019 u zhvilluan ndeshjet e javës parë të Kategorisë Superiore ne futboll për sezonin e ri 2019 -2020. Një e veçantë e këtij sezoni qëndron në faktin se edhe pse ky sezon quhet kampionati i 81 –të kombëtar i futbollit shqiptarë, ndryshe mund njihet dhe si sezoni i 22 -të i Kategorisë Superiore që lindi me këtë emër për futbollin shqiptarë për herë të parë në sezonin futbollistik 1998-1999. Pak koment historik i këtij moment do ishte se, atë sezon morën pjesë 16 skuadra dhe gara u zhvillua nga 29 gushti 1998 deri më 15 Maj 1999. Viti i parë i Kategorisë Superiore shqiptare përkonte ndryshe me kampionatit e 63 –të kombëtar të futbollit në radhën kronologjike të tij, ku fillesën e ka më 6 Prillit 1930. Kampionia e parë e të parës garës futbollistike të pagëzuar me emrin e ri Kategoria Superiore do ishte Tirana, që në rivalitet të fortë me diferencë të një pikë më shumë se kampionen në fuqi Vllaznia dhe dy pikë nga Bylisi surprizues i atij sezoni, bardheblutë janë shpallur kampion për të 18 herë në historinë e futbollit shqiptar. Skuadra kampione Tirana kishte këtë përbërje: Ardian Mema, Nikolin Coclli, Klodian Duro, Saimir Malko, Devi Muka, Alket Zeqo, Alpin Gallo, Blendi Nallbani, Krenar Alimehmeti, Alban Tafaj, Eldorado Merkoci, Sokol Prenga, Nevil Dede, Rezart Dabulla, Elvis Sina, Sokol Ishka, Ervin Bulku, Sokol Bulu, Isli Hidi, Taulant Stermasi, Oltion Osmani, Marian Liti, Agron Xhafa, Saimir Iljazi, Ervin Karaj, Rezart Karaj, Nordik Ruhi, Devis Ismaili. Trajner: Sulejman Mema dhe president klubi Lutfi Nuri. I hodhëm këto rradhë ku lakohet emri skuadrës Tiranës jo vetëm se atë sezon ka fituar dhe trofeun e Kupës Shqipërisë, por me fitoren bindëse 3-0 ndaj Luftëtarit ishte ajo protagoniste e javës parë të këtij kampionati të ri që sapo ka nisur. Tre gola me autor Dugën në 30`, Halilin 32` dhe Bathën 45`(me penallti) janë mbyllur llogaritë e kësaj ndeshjeje që në pjesën e parë, Ndërkohë Luftëtari që erdhi në këtë ndeshje me një formacion emergjence dhe me problemin e largimit nga drejtimi të trajnerit Klevis Dalipi, nuk tregoi vlera për t’i bërë qëndresë Tiranës të formatuar ndryshe këtë sezon të ri. Por largimi i trajnerit Dalipi në prag të kampionatit që është i dyti i këtij lloji, pas atij të Gerd Haxhiut tek Flamurtari bind në në farë mënyre se ky kampionat do të vuajë shumë nga largimet e trajnerëve. Gjithsesi, duke iu rikthyer javës parë të kampionatit, padyshim në qendër të vëmendjes ka qenë ndeshja përuruese e këtij kampionati, ajo e zhvilluar ditën e premte në mbrëmje në “Elbasan Arena” në klasiken e quajtur kështu, ajo midis Kukësit dhe Partizanit. Një ndeshje që i kishte të gjitha brenda saj, lojë me nivel mesatar, pak tifozë, e zverdhur dhe skuqur nga 8 kartonë të verdhë dhe dy të kuq dhe goli i fitores për Kukësin i shënuar me penallti nga Vasil Shkurtaj në 39` të ndeshjes. Me fitore e nisin rikthimin e tyre në “odën e më të mirëve ” dhe shkodranët teksa fitojnë 1-0 në “Derbin” e veriut me Laçin. Dhe autor i atij golit të bukur shënuar në minutën e 45+1`, (manual për këtë javë) është mesfushori brazilian Hygor Guimares Goncalves që së bashku me “koloninë” braziliane; Emerson dhe Uenderson do të kërkojnë t’i japin ekipit shkodran ngjyrat e sambës braziliane.

Me fitore minimale 1-0 e ka mbyllur ndeshjen e parë në stadiumin “Niko Dovana” skuadra e Teutës me debutuesit e Bylisit, me atë gol fitoreje që ka shënuar mbrojtësi Arapi në minutën e 34` të ndeshjes. Me enigmën e skuadrës fituese deri në limitet e kohës shtesë ( 6 minuta të tilla pa asnjë arsye të ishin kaq ) Skënderbeu ka arritur në fitoj me rezultatin 1-0 ndaj Flamurtarit të ngritur si skuadër vetëm dhjetë ditë më parë. Dhe ka mjaftuar ai gol i shënuar me gjuajtje pa shumë pretendime në minutën 90+5` nga Nazmi Gripshi që vlonjatëve t’u largohej një pike me vlerë nga ajo qëndresë e fortë që ju bën korçarëve. Kështu java e parë e këtij kampionati dhuroi 7 gola në pesë ndeshje me mesataren 1.4 gola në ndeshje. E krahasuar kjo me javën e parë të kampionatit kaluar ku janë shënuar vetëm 5 gola në të pesë ndeshjet e zhvilluara, na kënaq fakti që jemi diçka më mirë. Dhe kjo falë Tiranës që shënoi plotë 3 gola në ndeshjen me Luftëtarin. Por i parë në këndvështrimin e sezonit të 22 –të Kategorisë Superiore, me ndeshjet e kësaj jave plotësohet numri 3965 ndeshjeve të zhvilluara deri tani në këtë event sportiv të futbollin shqiptar dhe ku janë shënuar gjithsej 9498 gola. Për kuriozitet në këto 21 edicione të kaluara mund të themi se sezoni 2003-2004 e ka pasur koeficientin më lartë të golave të shënuar për ndeshje me mesataren 3.01 për ndeshje dhe sezoni me koeficientin më ulët është i i viteve 2016-2017 me mesataren 1.88 gola të shënuar për ndeshje. Por java e parë e këtij kampionati përveç defekteve të konstatuara ku këmbët e lodhurave të futbollistëve prodhonin pak cilësi dhe garë, është konstatuar se është një javë futbollistike me shumë ndëshkime. Janë 25 futbollistë të ndëshkuar këtë javë ku 22 janë ndëshkuar me karton të verdhë dhe tre me karton të kuq. Ndeshja Kukësi-Partizani thyen rekordin , duke u zverdhur dhe skuqur nga gjyqtari Enea Jorgji me 8 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq. Sulmuesit të Partizanit, Solomon i kanë mjaftuar vetëm 16 minuta lojë të jetë pjesë e skuadrës për të marrë këtë ndëshkim ekstrem, kurse mbrojtësin vlonjatë Valdo Zeqaj nuk e kanë mbajtur nervat nga veprimi gjyqtarit Meta vetëm dy minuta nga mbyllja e ndeshjes për të marrë ndëshkimin me karton të kuq aspak të dëshiruar për skuadrën e tij. Në këtë javë janë dhënë dy penallti, ku të dyja janë realizuar me golat e shënuar nga Shkurtaj në ndeshjen Kukësi-Partizani dhe Batha në ndeshjen Tirana-Luftëtari. Tifozeria e pranishme në stadiumet tona në ndeshjet e para të këtij kampionati është përsëri shqetësim më vete. Pa dashur të krahasojmë me asnjë vend tjetër, sepse jemi shumë, shumë larg, por në krahasim me vetveten në edicionet e kaluara përsëri lë për të dëshiruar ky fakt. Në Elbasan për ndeshjen Kukësi-Partizani regjistrohen 700 tifozë, në Shkodër 3500 tifoz, në Korçë 3000 tifoz, në Tiranë 3000 tifoz dhe në Durrës 1000 tifoz të pranishëm. Edhe pse shifrat nuk duhen marr të sakta , sepse gjithçka varet nga biletat e shitura, që askush nuk e di se sa kanë qenë të tilla, përsëri numri 11.200 tifozë në stadiume në pesë ndeshjet e zhvilluara do thotë ndryshe 2220 tifozë mesatarisht për ndeshje. E thënë më qartë, janë pak, jashtëzakonisht pak. Por në këto ndeshje të javës parë u konstatua se në ndeshjet Kukësi – Partizani, Skënderbeu- Flamurtari dhe Tirana –Luftëtari kanë harruar një traditë të bukur të sezoneve të kaluara dhe që është shkelmimi simbolik i topit parë nga qendra e fushës nga ndonjë futbollist veteran. Por në Shkodër e ruajt fortë traditën, ku përpara ndeshjes koreografia e vajzave të futbollit të kualifikuara për turin tjetër në Kupat e Evropës, i lanë vendin Çlirim Bashës ta kryente këtë veprim simbolik. Në Durrës ish-sulmuesi Bledar Hodo e përjetoi bukur këtë moment. Por Kukësi nuk gjente dot një Rahman Hallaçi, Korça një Teodor Vaso apo Dhimitër Xhampaz dhe Tirana një Millan Baçi, Krenar Alimenti apo Sulejman Mema për ta kryer këtë veprim simbolik, që më shumë është vlerësues për ata veteran të futbollit që i kanë dhënë aq shumë futbollit në vite. Dhe gjithçka që “prodhoi” java fillestare këtij kampionatit përbën ndryshe dhe “lëndën e parë “ për emisionet sportive në ekranet televizive, të cilat duhen të jenë më shumë me qëndrim konkret për t’i shërbyer rritjes të cilësisë sportive. Gjithsesi, tashmë zyrtarisht java e parë i ka lënë vendin javës së dytë që do zhvillohet në mesjavë, në dy ditë; ditën e martë dhe të mërkurën ku tërheq vëmendje, ndeshja Tirana –Teuta dhe pas saj katër të tjerat; Flamurtari-Kukësi, Luftëtari-Partizani, Laçi –Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia.

REZULTATET

–Java parë

Kukësi-Partizani 1-0

Vllaznia-Laçi 1-0

Tirana-Luftëtari 3-0

Skënderbeu-Flamurtari 1-0

Teuta-Bylis 1-0

Java e Dytë  (27-28 GUSHT)

Të martën ————————

Tirana –Tetuta ora 19.000

Të mërkurën ———————

Laçi- Skënderbeu ora 16.00

Bylis –Vllaznia ora 16.000

Luftëtari – Partizani ora 16.00

Flamurtari –Kukësi ora 19.00