Shorti i buzëqësh Teutës, supersfida Partizani-Tirana përballja, që zbulon “fatin” e kampionait

187
Sigal

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish ditën e sotme, ku do të luhen ndeshjet e velfshme për javën e 33-të të kampionatit, i cili këtë sezon ka qënë mjaft argëtues, ku ka sjellë dhe surpriza, si forma e mirë e Teutës, Laçit dhe Vllaznisë. Katër nga sfidat e planifikuara të zhvillohen sot do të luhen në orën 16:00, ndërsa “Derbi i Tiranës”, Partizani-Tirana do të jetë ajo që do të mbyllë siparin e javës së 33-të, në stadium “Air Albania” në orën 19:00. Ekipet e fundit të tabelës do provojnë të gjitha shancet e tyre, për të mbijetuar këtë sezon, teksa Skënderbeu do të udhëtojë drejt Laçit, ku i presin “kurbinasit” e Shpëtim Duros, të cilët do të bëjnë gjithçka për një vend në kupat europiane. Short i keq dhe për Bylis dhe Kastriotin, ekipe të cilat do të ndeshen respektivisht me Vllazninën dhe Teutën kryesuese, teksa kjo e fundit do përpiqet të marrë rezultat maksimal nga kjo ndeshje për të ruajtur vendin e parë në tabelë. Përballje e lehtë në letër për “verilindorët” e Mirel Josës, teksa Kukësi do të udhëtojë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë e vendit të fundit. Ndërsa supersfida Partizani-Tirana do të tregojë shumë se si do të rrjedhin “ujërat” e këtij kampionati, ku Partizani kërkon ecurinë e mirë drejt fitimit të titullit kampion (i dyti brenda 3 vjetëve), ndërsa Tirana do të bëjë çmos të sigurojë qëndrimin në zonën, e cila i siguron kualifikimin për në Kupat e Europës.

Kategoria Superiore – Java 33
E enjte, më 12 maj 2021

Ora 16:00 | Apolonia – Kukësi
Ora 16:00 | Bylis – Vllaznia
Ora 16:00 | Kastrioti – Teuta
Ora 16:00 | Laçi – Skënderbeu
Ora 19:00 | Partizani – Tirana