Aksident te kryqëzimi i Laprakës, plagoset një person

184
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kryqëzimin e Laprakës, në Tiranë.

Mësohet se dy persona që udhëtonin me motor u përplasën me një makinë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe ka bërë të mundur transportimin e tyre në spital.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre. Po ashtu në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.