“Drejtësi për Klodianin” / Nis protesta, gurë dhe shashka në drejtim të ministrisë së brendshme

408
Sigal

Nis protesta para Ministrisë së Brendshme. Para godines ka një perimetër sigurie nga policia. Hidhen gurë dhe shashka në drejtim të godinës.

Ora 17:20 – Mbërrin në ambientet e ministrisë së Brendshme drejtori i sigurisë për rendin e sigurinë publike Gjovalin Lokaj.

Së bashku me të është edhe zv. drejtori i Rendit i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Dhimitraq Ziu.

Ndërkohë, para ministrisë kanë filluar të mblidhen protestuesit.

Ora 16:30 – Shtohen masat te ministria e Brendshme pasi është lajmëruar një tjetër protestë në orën 18:00 për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Furgonë të policisë shihen të dislokuar pranë ministrisë dhe forca të shtuara.

Protesta e djeshme zgjati për mbi 5 orë dhe pati përplasej nga protestuesit me policinë, ndërkohë që disa policë e protestues mbetën të plagosur.

Efektivët e policisë janë mobiluar me shkopinj gome dhe maska anti gaz lotsjellës.

Mbi tarracën e ndërtesave të institucioneve shihen punonjës të policisë që vëzhgojnë situatën.