Homazhet në Lezhë/ Qytetarët ndezin qirinj dhe hedhin shashka drejt komisariatit, dëmtohet porta e Prokurorisë

303
Sigal

Protesta e zhvilluar në Tiranë për të kërkuar të drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie, ka gjetur mbështetje të madhe edhe në rrethe.

18:00- Ka vijuar me tensione protesta në Lezhë, pasi qytetarët pasi kanë dëmtuar portën e Prokurorisë, së qytetit. Po ashtu ata kanë thyer xhamat e kabinës ku qëndronte roja i institucionit.

17:33- Më pas protestuesit e qytetit të Lezhës, pasi janë mbledhur para obeliskut të Besëlidhjes, kanë nisur marshimin drejt policisë dhe janë ndaluar para komisariatit. Ata kanë hedhur shashka në drejtim të godinës si dhe kanë bllokuar rrugën.

17:27- Kështu dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj janë mbledhur pranë obeliskut të Besëlidhjes, në Lezhë. Me thirrjet “Rama ik” qytetaret po ndezin qirinj ne përkujtim të të ndjerit Rasha. Ata kërkojnë për këtë ngjarje të rëndë.

16:46- Pak orë para nisjes së protestës në Tiranë, një tjetër tubim po zhvillohet në qytetin e Korçës.  

Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar, kanë ndezur qirinj për të përkujtuar 25-vjeçarin e vrarë nga policia, Klodian Rasha.

“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.