Vrasje çdo ditë, qytetarët në Elbasan: Policia të parandalojë

474
Sigal

Në Elbasan prania e policisë ndihet vetëm 24 orë pasi është regjistruar një atentat mafioz ndërsa numrat në rritje të kriminalitetit për qytetarët janë mjaft shqetësuese pasi bëhet fjalë dhe për sigurinë e tyre.

Nga ana tjetër për ekzekutimin mafioz të Ibrahim Cakës policia ka shoqëruar disa persona, por familjarët e tyre thanë se mbahen pa asnjë motiv. Në një rast ambulanca dërgoi në spital një të shoqëruar që prej mbrëmjes së djeshme.

Motra e tij tha se i vëllai kishte disa ditë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe u shoqërua vetëm se në momentin kur ndodhi ngjarja po kalonte pranë zonës pasi ishte kthyer nga Tirana.