Berisha: Darka Basha-Veliaj-Balla për interes të Ramës! Aty u vendos që të nxirreshin listëpagesat

267
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Bashës, Veliajt dhe Ballës, duke i quajtur një konglomerat bashkëpunimi mes tyre.

Në studion e ‘Të Paekspozuarit’, Berisha sqaroi se kjo çështje ka vluar më parë por shkaku kryesor i nxjerrjes së tij është për ti shpëtuar kokën Ramës dhe shpurrës së tij, por edhe për të shkëputur vëmendjen nga kriza në PD.

Berisha: Mbas emisionit po shkonte për ngushëllim. Ky po shkonte në darkë me Veliajn dhe Ballën, por kjo nuk qëndron, kjo është një histori si e ngjalave. Kemi të bëjmë më një konglomerat, një bashkëpunim të tyre. Të dhënat dolën pas darkës te Irfan Hysenbelliu.

Sipas informacioneve të mia, skandali me të dhënat e listëpagesave vjen nga Basha për të hequr interesin nga zhvillet në PD. Hakimin e ka bërë dikush tjetër por ndarjen me what’s upp e ka nxjerrë Basha.

Berisha: Ky është një superskandal dhe unë jam për dorëheqjen e Edi Ramës. Është e vërtetë se ka vluar më parë por shkaku kryesor i nxjerrjes së tij është për të zevendësuar hajdutin me thes, nga Agaçi dhe Rama apo hajdutin Arben malavita. Për të thënë që nuk jemi vetëm ne por edhe këta të tjerët kanë vjedhur. Darka me qilime është e sigurtë që vendimet janë marrë atje. Po shkonte çështja te Rama. Koka ishte një hajdut i dobishëm por në këtë mes kjo mbyllej sepse Basha nuk guxoi, ka mbajtur një qëndrim shumë të dyshimtë me inceneratorët. Te darka me Veliaj dhe Ballën, aty u bë marrëveshja sepse edhe kjo kriza e PD zvogëlohej. Por ata kanë pasur qëllim heqjen e akuzave nga Rama. Drejtoresha e AKSHI-t e papërgjeshme ka rritur me 15 herë prokurimet sekrete. Tani Rama kërkon të shpëtojë kokën e vetë dhe të sakrifikojë Beqjen. Kompania e tij siguron nga ana teknike paprekshmërinë e të dhënave të AKSHI-t ose është baxhanaku i Ramës është famoz, pasi të paktën nja 15 tendera i ka fituar.