Shënoi “perlën” ndaj Everton, Ten Hag për finalizimin e Garnacho: Për mua është goli i sezonit

32
Sigal

“Djajtë e Kuq” të Manchester United, duket se kanë gjetur formën e mirë, në Premier League dhe këtë gjë e treguan dhe pasditen e së dielës, që sapo lamë pas, teksa në “Goodison Park” mposhtën me rezultatin e thellë, 0 me 3, “blutë” e Everton, në përballjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.

Sipari i golave u çel në minutën e 3’-të të sfidsës, me 19-vjeçarin argjentinas, Alejandro Garnacho, i cili shënoi me një roveshatë që i mahniti të gjithë, ndërsa rrëmbeu kryetitujt e medieve botërore të sportit. Përveç se i lumtur për fitoren e thellë të djemve të tij, pas ndeshjes, tekniku i “Djajve”, Erik ten Hag komentoi edhe “kryeveprën” e talentit argjentinas, teksa shtoi se pavarësisht se është ende herët, goli i Garnacho mund të jetë goli i sezonit.

“Një gol i pabesueshëm, i klasit botëror. Është ende herët, por tashmë mund të konsiderohet si goli i sezonit. Nuk është hera e parë që unë kam parë një gjest teknik të tillë, por nëse do të arrijë nivelet e Rooney dhe Ronaldo, do të duhet të shënojë 20-25 gola në çdo sezon. Nuk është e lehtë, duhet punë e vështirë, por ai ka të gjithë potencialin për ta bërë këtë”,- u shpreh teknikut holandez.