Laçi e bën “sefte”, Teuta rikthehet te triumfi. Ja si ndryshon tabela e Superiores pas dy ndeshjeve të para të javës së gjashtë

144
Sigal

Kategoria Superiore ngriti siparin e javës së gjashtë me dy ndeshjet e luajtura në orën 13:45.

Në sfidën Egnatia-Teuta ishin kampionët aktual të Shqipërisë ato që folën triumfatorë falë golit të Sherif Kallakut me penallti, duke shtangur kështu skuadrën rrogozhinase që ishte dhe surpriza e bukur e kësaj Kategorie Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini me këtë sukses renditet e dyta barazim me pikë me Tiranën me 11 pikë. Ndërsa Egnatia me këtë disfatë klasifikohet e pesta në kuotën e 8 pikëve.

Në takimin mes Kastriotit dhe Laçit, ishin këta të fundit që morën një sukses që ishte i pari për ta në këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore.

Heroi i ndeshjes ishte Mentor Mazrekaj i cili i dha tre pikët e para kurbinasve dhe trajnerit Sero Noka i cili pason në pankinë Dejan Vukiçeviç i cili në javën e kaluar dha dorëheqjen.

Me këtë triumf Laçi renditet në vendin e 7 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Kastrioti me këtë humbje klasifikohet në vendin e 9 duke grumbulluar 4 pikë.

Dy ditët në vijim do të na rezervojnë emocione të mëdha teksa në orën 13:45 do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” Kukësi-Vllaznia dhe në orën 16:45 në Korçë do të zhvillohet takimi Skënderbeu-Dinamo. Ndërsa kryendeshja e javës së gjashtë, derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani do të luhet ditën e hënë në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”

SFIDAT E JAVËS SË 6-TË NË KATEGORISË SUPERIORE –

E shtunë, 23 tetor 2021 –

EGNATIA 0-1 TEUTA

Kallaku (p) 80′

KASTRIOTI 0-1 LAÇI

Mazrekaj 72′

E dielë, 24 tetor 2021 –

KUKËSI – VLLAZNIA | 13:45 | “Arena Egnatia”

SKËNDERBEU – DINAMO | 16:45 | Stadiumi “Skënderbeu”

E hënë, 25 tetor 2021 –

TIRANA – PARTIZANI | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania”

RENDITJA –