Tirana pëson disfatë para derbit, goli i Mihanës i jep fitoren Erzenit në Rrogozhinë

23
Sigal

Tirana është mposhtur ditën e sotme  në “Arena Egnatia”, 1-0 nga Erzeni, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore.

Goli i Redon Mihanës  në minutën e 36’-të të ndeshjes, rezultoi deçiziv për fatet e kësaj ndeshjeje.

Tirana kërkoi golin e barazimit me fillimin e pjesës së dytë, ku u hodhën menjëherë në sulm dhe në minutën e 72’-të arritën të gjenin golin barazimit me kokë nga qendër mbrohtësi, Filip Najdosvki.

Mirëpo pas një “kosultimi” me arbitrin e dhomës “VAR”, Dyrmishi vendosi të anëullojë golin e bardhebluve, me rezultatin që mbeti i palëvizur deri në fund.

Falë kësaj fitoreje të madhe dhe plot emocion, Erzeni ngjitet në vendin e 6-të të tabelës, me 16 pikë, ndërsa bardheblutë e Tiranës mbetetn po në vendin e 3-të, ku ishin, por kësaj here me 21 pikë, duke i dhënë mundësin kryesuesve të shkëputen edhe më shumë.