Shënoi nga 60 metra, Sukaj: Krahasimi me Ibrën? Unë realizova nga distancë më e madhe

627
Xhevahir Sukaj ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Vllaznia fitoi sot 4-0 kundër Lushnjës. ‘Bomberi’ realizoi ‘dopietë’ në këtë takim, por goli i dytë i la të gjithë me gojëhapur pasi erdhi nga një distancë prej gati 60 metrash.
Në intervistën pas ndeshjes, i pyetur për këtë perlë Sukaj ka deklaruar se ka realizuar nga një distancë me e madhe se ajo e Zlatan Ibrahimovich-it.
Ndeshja del në plan të dytë kur sheh atë supergol. Në fillim faull, më pas bëri disa veprime brenda pak sekonda…
Janë momente kur dola në pozicion. Kur pashë që portieri kishte dalë, godita. Isha duke rënë në tokë, por godita pasi pashë portierin. Janë disa momente gjatë lojës që të favorizojnë dhe të ndihmojnë. Jo se është ndonjë gjë e madhe.
Goli më i bukur i karrierës?
S’e di. Të them të drejtën, kam shënuar 2-3 herë. Jo nga kjo distancë. Mbaj mend kundër Al Hilalit në Kupën e Azisë. Nuk e di, edhe këto janë gola të bukur, por nuk e di a ishte më i bukuri.
Edhe Ibra shënoi nga kjo distancë, mos keni shënuar ju nga kjo distancë
E pashë edhe golin e Ibrës. Kjo ishte më larg (qesh.)
Si po e menaxhoni këtë situatë kur gjendeni në pozicion të vështirë?
Po ta kishim nisur sezonin me këtë kontingjent, nuk do ishim këtu. Ekipin e kanë penalizuar ato javët e para. Meqë kemi marrë pak pikë në fillim, futemi tek ekipet që garojnë për mbijetesë.
Sulmi..
Përsa i përket lojës me 2 sulmues, është diçka e vështirë, sepse lë hapësira mbrapa. Në ndeshjet e tjera, duhet të fitojmë. Për mua është e thjeshtë për të luajtur me 2 sulmues, por këtë gjë e di trajneri.
Sigal