Vrau ish-kryeplakun në Skrapar, pas sherrit për tokën, çfarë tha autori në gjyq

456
“Arrest me burg” u vendos sot nga gjykata e Beratit për Fatmir Cenajn, autorin e vrasjes së ish kryeplakut të fshatit Rehovë në Skrapar.
58-vjeçari është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ka shprehur pendesën për vrasjen e Jonuz Banajt.
Gjyqtare Lutfie Cela me kërkesë të prokurorit Tasim Pucin, vendosi masën arrest me burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 prill në fshatin Rehovë të Skraparit, ku viktima dhe autori, fqinj me njëri-tjetrin, kishin një konflikt pronësie për kufirin ndarës mes tokave.
Sigal