Sfida ndaj Besiktas, Halili karikon lojtarët: “Bombë” më të fortë se Tirana, nuk ka!

47
Sigal

Tirana arriti të fitonte 2-1 kundër Dinamo Batum, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League.

Bardheblutë arritën të shkojnë më tej në një sfidë plotësisht të dominuar.

Tashmë përballja e radhës do të jetë kundër Besiktas, një emër me traditë në futbollin europian.

Megjithatë presidenti Refik Halili ka besim te aftësitë e ekipit të tij.

Në një video të publikuar nga Supersport, shihet fjalimi i kreut të klubit bardheblu i cili thotë:

“Ja pra që ne arritëm të kualifikoheshim ndaj një skuadre, ku ju kishit besim bashkë me stafin. Dhe nuk është e pamundur që ne të vazhdojmë dhe të ecim përpara.

Të punojmë gjatë gjithë javës dhe të lozim me Besiktasin që është një skuadër me shumë eksperiencë. E quajnë bombë, por bombë më të madhe se klubi i Tiranës nuk ka”.

*Video e marrë nga Supersport