Setien beson ende: Barcelona mund të fitojë La Liga-n!

311
Sigal

Barcelona është 4 pikë larg nga Real Madrid, që mban kreun e La Ligas. Quique Setien është optimist për shanset që ka skuadra e tij për të fituar titullin kampion. Klubi blaugrana do të përballet me Espanyol të mërkurën në mbrëmje, teksa mund të afrohen me Realin në renditje.

“Sigurisht që mund të fitojmë La Liga-n. Realiteti dhe matematika e provojnë diçka të tillë. Nuk është e thjeshtë, por duhet të kemi shpresa deri në ditën e fundit. Duhet të mendojmë vetëm për veten tonë dhe të fitojmë çdo ndeshje. Jemi ende në garë në kompeticionin tjetër Champions League.

VAR? Ka situata ku mungon përdorimi i VAR. Një episod ndonjëherë shihet, ndonjëherë jo. Është një mjet i jashtëzakonshëm, por nuk përdoret në mënyrë unitare dhe kjo është enigmë. Është e nevojshme që të unifikohen kriteret”, u shpreh Setien në konferencën para ndeshjes.