Hysaj sërish titullar nga Gatuzo

531
Sigal

Elseid Hysaj duket se po e bind pak nga pak trajnerin Xhenaro Gatuzo që të kthehet në titullar te Napoli.

Natyrisht që duhet përmendur fakti se një ndihmë të madhe për të luajtur rregullisht po i japin edhe dëmtimet e shumta që po pëson Napoli, teksa pas ndeshjes kundër Interit, ai pritet të jetë nga minuta e parë edhe sot.

Mbrojtësi shkodran do të pozicionet sërish në të djathtë të mbrojtjes në ndeshjen kundër Lacios, ku nga ana tjetër ka Strakoshën titullar.

Hysaj duhet të lërë pas ndeshjet jo të mira me Napolin, duke marrë parasysh se po kritikohet shumë nga ish-futbollistë dhe trajnerë të Napolit për paraqitjen.

Napoli i Gatuzos nuk po arrin të rikthehet te fitorja dhe po vuan sërish ashtu si në kohën e Ançelotit.

Vetëm pak ditë më parë u mund nga Interi në shtëpi dhe sot e pret një ndeshje shumë e vështirë kundër Lacios, ekipit më në formë në Serinë A.