Siti marrëveshje me “Puma” 65 milionë euro përfitime

480
Sigal

Mançester City ka zyrtarizuar ditën e sotme marrëveshjen me “Puma”, që do të veshë “Citizens” për 10 vitet në vazhdim. Kontrata do të jetë 10-vjeçare dhe Mançester City do të përfitojë plot 65 milionë sterlina në sezon.

Fanellat e para nën logon e “Pumas”, do të mbahen veshur për herë të parë në turin aziatik, që ekipi i Guardiolës do të zhvillojë në verë, në kuadër të sezonit të ri.

Ditën e sotme, shefi ekzekutiv i “Pumas” ka bërë dhe foto me lojtaren e ekipit të femrave të Mançester Cityt , Paulin Bremer, si dhe me kapitenin e ekipit të meshkujve, Vinsent Kompani.