Sergio Aguero: Messi do të qëndrojë tek Barcelona

525
Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, ka një lajm të mirë për tifozet e Barcelonës, pasi eshte shprehur per mediat se Lionel Messi nuk do të transferohet tek Manchester City. Ekipi anglez prej kohesh ka shfaqur interesim për argjentinasin, nderkohe qe jane te gatshem qe te paguajne shuma te medha per Messin.

Por, Aguero mendon se Messi nuk ka arsyeje të largohet nga Camp Nou. “Nëse ai dëshiron të vijë këtu, le të vijë! Por, eshtë shumë e vështirë që Leo të largohet nga Barcelona, pasi ai ka luajtur aty që nga fëmijëria dhe nuk është e lehtë për të që të mendoje për një ekip tjetër”, ka deklaruar Aguero.
Sigal