Chelsea vendos të tërhiqet nga SuperLiga e Europës

195
Sigal

Chelsea po përgatit dokumentacionin për tërheqjen nga SuperLiga e Europës. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Klubi londinez ishte një nga 12 klubet nismëtare të projektit të ri, që u kundërshtua ashpër nga FIFA dhe UEFA.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Chelsea do të luajë kundër Brighton, por ka patur përplasje me tifozët.

Rreth 1 mijë prej kanë penguar autobusin e skuadrës që të hyjë në stadium, ndërsa ka qenë Petr Cech që ka zbritur për të qetësuar tifozët.

“Na lini që ta zgjidhim këtë çështje. Na jepni kohë, por lëreni autobusin”, tha Cech.

FIFA, sikundër UEFA, ka paralajmëruar përjashtimin nga skuadrat përfaqësuese në Botëror të gjithë futbollistët që janë pjesë e klubeve që i janë bashkuar SuperLigës Evropiane.

Superliga e Europës, e lancuar nga 12 klube të mëdha nga Spanja, Italia e Anglia ka alarmuar pjesën më të madhe të futbollit, përfshirë edhe tifozët, të cilët janë totalisht kundër këtij turneu.