Presidenti Meta informon ndërkombëtarët dhe kërkon përgjigje nga qeveria: Anuloni vendimin që ndalon votimin e emigrantëve

236
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga qeveria marrjen e masave urgjente për anulimin e vendimit që u ndalon emigrantëve pjesëmarrjen në votime më 25 prill.

Në një letër zyrtare dërguar qeverisë dhe për dijeni të gjitha selive kryesore diplomatike në Tiranë, Presidenti Meta ka paraqitur peticionin e shoqatave të emigrantëve, të cilat ndjehen të diskriminuar nga vendimi i Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë.