Samiti i qyteteve në Izrael/ Kryebashkiaku Erion Veliaj takohet me kryebashkiakun e Tel Avivit, promovon Tiranën në “MuniWorld 2021”

155
Sigal

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj promovoi kryeqytetin shqiptar në “MuniWorld 2021”, aktiviteti prestigjioz ku mblidhen bashkitë dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore të globit, për të ndarë praktikat më të mira të punës. “MuniWorld 2021” 2021 është një mundësi për të mësuar dhe për t’u ekspozuar ndaj informacionit dhe avancimeve më të fundit në industri, duke shijuar ekspozita tërheqëse dhe ‘tour-e’ magjepsëse të Startup-eve në Izrael. Veliaj zhvilloi një takim me Ron Huldai, kryebashkiakun e Tel Aviv-it që prej vitit 1998, me të cilin ndau eksperienca pune në fusha sfiduese si përdorimi i teknologjive dhe zgjidhjeve inovative, qytetet smart, çështjet mjedisore dhe qasjet në planifikimin urban, transportin, etj. MuniEXPO 2021 u përshëndet nga Kryeministri Izraelit Naftali Bennett. MUNI EXPO, organizohet çdo vit nga Federata e Autoriteteve Lokale në Izrael, si dhe është aktiviteti kryesori i këtij lloji në Lindjen e Mesme.