Rrëfehet Valverde: Është e tmerrshme të luash pa tifozë. Aduriz? Gjithmonë ka qenë një shembull

281
Sigal

Ernesto Valverde së fundmi ka dhënë një intervistë për “Radio Marcan”. Ish-trajneri i Athletic Bilbao dhe Barcelonës foli në veçanti për rifillimin e La Liga pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit si dhe për lamtumirën nga futbolli i luajtur të legjendës së Bilbaos, Aritz Aduriz, ish-futbollisti i tij.

Këto janë fjalët e Valverdes për radion spanjolle: Tjetër gjë është të luash një ose dy ndeshje pa tifozë dhe tjetër gjë është të luash 100 ndeshje.

Në fillim do të jetë një situatë e komplikuar. Mbaj mend, për shembull, sfidën midis Barcelonës dhe Las Palmas që luajtëm me dyer të mbyllura Camp Nou. Ishte e tmerrshme, nuk ishim të gatshëm, mirëpo mbase tani lojtarët janë më të përgatitur.

Aduriz? Ai ka qenë gjithmonë një shembull për të tjerët. Ka momente kur nuk është e nevojshme të kesh shiritin e kapitenit në krah për të demonstruar atë se çfarë është një lojtar për shokët dhe ekipi i tij.

Aduriz ishte i rëndësishëm, kërkonte shumë nga vetja dhe shokët e skuadrës. Arriti të qëndronte në nivelet më të larta deri në fund të karrierës”, deklaroi Valverde.

I papunë që prej shkarkimit nga stoli I Barcelonës, trajneri spanjoll u shpreh se ishte shumë i qetë për këtë, duke mohuar se kishte pasur kontakte me ndonjë skuadër për rikthimin në drejtimin e një ekipi.