Rummenigge flet prerë: Mbappe nuk do të vijë kurrë te Bayern

383
Sigal

Kylian Mbappe është një nga më të mirët e globit dhe pasardhësi më i mundshëm i Ronaldos dhe Leo Messit. Francezi ka gjithçka që duhet të ketë një kampion, teksa e ardhmja e tij te PSG është vënë seriozisht në dyshim.

Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2022 dhe hapat e parë për rinovimin mes palëve nuk kanë nisur ende. Flitet se talenti dëshiron të kalojë në Madrid, por nuk janë larg as emra si Bayern Munich apo Chelsea, klube qw nuk janë goditur rëndë nga kriza prej pandemisë.

Bayern del shumë rrallë nga vetja duke harxhuar shuma të frikshme dhe me Mbappe ndoshta do ia vlente, por as një këtë rast nuk do të ndodhë. Është drejtori i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, që shuan çdo mundësi të ardhjes së Mbappe në Bavari.

“Jam i dashuruar me Mbappe dhe mënyrën e tij të lojës, por ai kurrë nuk do të vijë te Bayern Munich. Ai është shumë mirë atje ku është. Nasser Al Khelaifi (presidenti i PSG) është mik i mirë i imi dhe nuk dua më ta shqetësojë kjo çështje”, u shpreh Rummenigge.