LSI denoncon skandalin: Ja cilësia e restaurimit të banesave të dëmtuara në Durrës

225
Sigal

Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës Vasil Zaho denoncon skandalin që po ndodh me procesin e rindërtimit të banesave që u dëmtuan ngatërmeti tragjik i një viti më parë në zonën e Durrësi.

“Punime me cilësi skandaloze nga Bashkia.

Vetëm gëlqere, papërgjegjshmëri dhe abuzim. Kjo godinë ndodhet në qendër të qytetit, ndaj imagjinohet se çfarë ndodh në lagjet e tjera.

Ku janë 1.15 miliardë Eurot e rindërtimit! Me këtë turp krenohet qeveria!

Miliarda shkojnë në xhepat e oligarkëve të qeverisë dhe bashkisë ndërsa banorët trajtohen me tallje.

Më 25 prill duhet ndryshim i madh!

Një qeverisje e re që i kthen dinjitetin qytetit tonë dhe banorëve të Durrësit”, shprehet ekonomisti, Vasil Zaho, njëherësh anëtar i Kryesisë së LSI Durrës.