Hasani takohet me ambasadorin e ri britanik: Thellojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Ditën e sotme  ministri Igli Hasani ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nichols Abbott , për të diskutuar lidhjen politike dhe të partneritetit midis dy vendeve.

Sipas një postimi të publikuar në rrjetet e tij sociale , Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani , na  bën me dije se pret bashkëpunime me Britaninë në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës si dhe nxitjen e më shumë investimeve britanike në Shqipëri.

Sigal

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧 në Tiranë,Nicholas Abbott, me të cilin vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona.

Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës si dhe nxitjen e më shumë investimeve britanike në Shqipëri.