Berisha: Ja katër arsye pse duhet të merrni pjesë në protestën e sotme

229
Sigal

Ish- kryeministri Sali Berisha, listoi për ndjekësit në median sociale Facebook, katër arsye përse duhet të jenë në protestën e sotme në orën 16.00 përparra kryeministrisë.

Sipas Berishës këto janë edhe katër arsyet:

1. Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon ta ndjekë politikën e shefit të tij!

2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe andaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet!

3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiçit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.

4. Kosova ka akoma plagë të hapura, për të cilat Vuçiç është nga përgjegjësit kryesorë. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në lufte, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.