Rrahmani mesazh lamtumire Veronës, sezonin e ri luan me Napolin

261
Sigal

Amir Rrahmani është gati të veshë fanellën e Napolit duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe përmes profilit të tij në Instagram, mbrojtësi i Kosovës përshëndeti Hellas Verona:

“Një vit i mrekullueshëm, një vit i paharruar, i pari im në Itali, ku u rrita si lojtar dhe si njeri. Largohem nga Verona dhe Hellas, por gjithmonë do të jem mirënjohës për klubin, për trajnerin Juric, për shokët e mi të skuadrës dhe për tifozët e mrekullueshëm, të cilët më mbështetën dhe më donin nga dita e parë deri në ditën e fundit, edhe kur e dinin se e ardhmja ime do të ishte larg Veronas. Një fjalë e fundit: FALEMINDERIT”.