Droga shqiptare helmon greqinë

291
Sigal

Policia e Igumenicës çmonton grupin që trafikonte heroinë dhe kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë. Anashkalimi I policisë shqiptare nga frika e dekospirimit, tonelatat e drogës dhe 900 transaksionet bankare

Heroinë dhe kanabis nga Shqipëria drejt Greqisë

Një grup kriminal që merrej me trafikimin sistematik të lëndëve narkotike u godit nga policia e antidrogës në Igumenica të Greqisë. Grupi merrej kryesisht me trafikun e heroinës dhe kanabisit. Për të çmontuar grupin kriminal, u organizua një operacion policor, ku u arrestua edhe drejtuesi i organizatës. Pjesë e grupit ishin tri gra, njëra prej të cilave shqiptare. Në dosjen hetimore për rastin janë përfshirë gjithsej 27 persona. Anëtarët e përfshirë akuzohen për veprat penale si organizim kriminal, pastrim parash dhe shkelje të legjislacionit të drogës dhe armëve. Grupi u furnizua me drogë nga udhëheqësi, i cili e importoi nga Shqipëria përmes anëtarit shqiptar dhe më pas u kujdes për trafikimin e tyre të mëtejshëm përmes anëtarëve të tjerë. Gjatë hetimeve, ka rezultuar se anëtarët e grupit kanë kryer të paktën 900 transaksione të drogës, nga të cilat vlerësohet se të pandehurit kanë fituar mbi 90,000- euro. Në hetimet e rregullta të kryera me ndihmën e një qeni policie në shtëpitë e anëtarëve të arrestuar si dhe në posedimin e tyre, u gjetën dhe konfiskuan gjithsej 14.415- euro, një armë kallashnikov, fishekë pushkësh, makina, doza heroine, kanabis në formë të papërpunuar, 126- pilula të drogës, 2 peshore elektronike, 5 telefona celularë dhe materiale për paketimin e drogës.