I sekuestrohen 1 milion euro pasuri 57-vjeçarit në Durrës

538
Sigal

Një 57 vjecari në Durrës i janë sekuestruar rreth 1 milion euro pasuri.

Sipas autoriteteve, kjo pasuri është vënë si pasojë e aktivitetit kriminal të këtij personi në Itali.

57 vjecarit me inicialet Xh.S, i dënuar me 3 vjet e gjysëm burg në Itali për gjobvenie, iu sekuestrua pasuria në fjalë për një hetimi 2 vjecar.

Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të shtetasit Xh.S., 57 vjeç, nga ky qytet.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali. Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm. Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.