Peticioni i plotë// Bluzat e bardha protestë nesër te QSUT, policia nuk u jep leje`

618
foto ilustruese, mjeket ne proteste kunder dhunes ndaj tyre me 11-03-2019
Sigal

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i. Nga ana e tyre, mjekët kanë kërkuar rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit sipas peticionit të dërguar në redaksinë e gazetës “Telegraf”.‘Të bëhet sigurimi i jetë së personelit shëndetësor’, thanë mjekët.Shkresa është firmosur nga mjekët: Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa, Alban Dibra si dhe Gentian Stroni. Po ashtu mes mjekëve që kanë firmosur është dhe Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Arvin Dibra si dhe Amarildo Belshi.

 

P E T I C I O N

 

I nderuar z. Kryeministër,

E nderuar Znj. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Të nderuar anëtarë të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

 

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, SPSHSH,ka përcjellë me shqetësim të gjithë situatën e krijuar brenda sistemit shëndetësor për shkak të pandemisë së Codid-19.  Humbja e jetës së kolegëve tanë dhe prekja e një pjese të mirë të pjesëtarëve të personelit shëndetësor, ngre përgjegjësinë e Sindikatës në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së punonjësve shëndetësorë.

Me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së punonjësve shëndetësorë, si dhe minimizimin e pasojave sociale-ekonomike të personelit të prekur nga sëmundja, Sindikata ju drejtohet me kërkesat e mëposhtme:

  1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata punonjës shëndetësorëtë cilët humbin jetën në luftë me këtë armik të padukshëm.
  2. Të garantohet sigurimi i jetës të punonjësve shëndetësorëme qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme dhe të pashmangshme në këtë luftë.
  3. Të garantohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
  4. Të garantohen kushte optimale në punëpër parandalimin dhe mbrojtjen nga infeksionitë të gjithë punonjësve shëndetësorë të çdo niveli,në zbatim të standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare tëpërshtatura për këtë situatë të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor është e hapur dhe e gatshme për bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me qëllim diskutimin e secilës prej kërkesave të parashtruara më sipër.

Në rast tëmosreagimit të institucioneve dhe mosplotësimit të kërkesave të shprehura në peticion, SPSHSH do të përshkallëzojë veprimet e saj.

Me respekt,

Kryesia e Sindikatës

  1. Gentian Stroni Infektiolog
  2. Alban Dibra Kardiolog
  3. Alfred Gega Kirurg
  4. Alert Xhaja Dermatolog
  5. Alketa Hoxha Neonatologe
  6. Altin Kuqo Neurolog
  7. Amarildo Belshi Okulist
  8. Anika Dokle Obsetre
  9. Arjan Harxhi Infektolog
  10. Arjan Mezini Pneumolog
  11. Artan Distafa Kirurg
  12. Arvin Dibra Kirurg
  13. Diamant Shtiza Pediater
  14. Edmond Puca Infektivolog
  15. Edvin Prifti Kardiokirurg
  16. Erisa Mane Fizioterapiste
  17. Fatos Olldashi Neurokirurg
  18. Geri Husi Endokrinolog
  19. Gezim Xhepa Kirurg
  20. Gjergj Andrea Kirurg
  21. Lordian Nuci Anestezist
  22. Maksi Basha Imazherist
  23. Marjeta Tanka Imazheriste
  24. Sokol Xhepa Angiolog
  25. Ridvan Alimehmeti Neurokirurg