Roma mposht Barcelonën dhe Manchester United, rrëmben talentin holandez Kluivert

Transferimi i Justin Kluivert te Roma u afrua një hap më tepër të hënën, pasi holandezi fluturoi në kryeqytetin italian. Djaloshi 19-vjeçar, i biri i ish-sulmuesit të njohur holandez, Patrick Kluivert, ka tërhequr shumë interes, pas një sërë shfaqjesh mbresëlënëse me Ajaxin.

Manchester United dhe Barcelona kanë qenë shumë të lidhur me adoleshentin e talentuar, pasi panë një përplasje të verës për nënshkrimin e tij. Roma, megjithatë, duket se e ka fituar garën për të siguruar shërbimet e tij, me klubin kryeqytetas italian që transmeton pamjet video në mediat sociale të lojtarit, që po vjen në Romë.

NOA

Kluivert mbajti një shall të klubit verdhekuq dhe nënshkroi autografe për përkrahësit, pasi u përshëndet nga një turmë e madhe, përpara një klinike mjekësore. Klubi i Seria A do të paguajë 18 milionë euro për ta shtyrë marrëveshjen, duke e bërë atë nënshkrimin e katërt të kësaj vere, pas marrjes së Bryan Cristante, Ante Coric dhe Ivan Marcano.

Kluivert, i cili bëri debutimin e tij me Holandën në mars, duke ardhur nga pankina në një fitore në miqësore, 3-0 kundër Portugalisë, shënoi 10 gola dhe dha pesë asiste në sezonin 2017-2018, në “Eredivisie”. Kluivert ishte paralajmëruar që të mos largohej nga Ajax në fillim të zhvillimit të tij, ndërsa babai Patrick i tha “Ole”:

“Personalisht i thashë se ndoshta është më mirë të qëndrosh një vit më shumë tek Ajax, të bësh disa kilometra, të jesh i rëndësishëm për ekipin. Ai është 19 vjeç, është ende i ri, por i merr vendimet vetë. Si baba duhet të qëndroj pas të gjitha vendimeve të tij”.