Covid-19, “pushton” ekipin gjerman, shtyhet ndeshja e Kupës

151
Sigal

Ndeshja mes Regensburg dhe Verder Bremen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë, e cila ishte planifikuar të luhej ditën e nesërme, nuk do të zhvillohet.

Shkak për këtë janë bërë rastet me Koronavirus te skuadra e Regensburg, ku kanë rezultuar pozitiv disa pjesëtarë të klubit dhe për këtë arsye, skuadra duhet të karantinohet për një periudhë 2 javore.

Në këtë situatë, federata ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes, e cila do të zhvillohet njëherë tjetër, nëse nuk merret ndonjë vendim drastik  për t’i dhënë fitoren skuadrës së Verderit.

Kanë qenë këta të fundit që kanë konfirmuar në faqen e klubit se ndeshja e nesërme nuk do të zhvillohet.