Pritjes i vjen fundi. Milan ka transferuar Santiago Gimenez. Lajmi për afrimin e sulmuesin është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2029.
Meksikani vjen nga skuadra e Feyenoord, skuadër në të cilën ka luajtur që nga viti 2022.
“Santiago Gimenez është Rossonero. Sulmuesi ka nënshkruar deri më 30 qershor 2029 dhe ka zgjedhur fanellën me numrin 7”- shkruan klubi.
Transferimi i Gimenez ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të Milanit, Conseicao.