Mashtruesi i ilaçeve Ilir Shehu 37 milionë euro në shëndetësi. Një skemë e frikshme korrupsioni e pastrimi parash

108
Sigal

Mbi 37 milionë euro para publike me tendera në shëndetësi gjatë pesë viteve të fundit. Ky është bilanci i përfitimit të parave publike nga biznesmeni kontrovers të ilaçeve, Ilir Shehu, i skeduar për skema mashtrimi me barnat, vjedhje dhe pastrim parash. Paratë e fituara me tendera me natyrë korruptive përfundojnë në xhepat e personave të veshur me pushtet.

Ilir Shehu është pronar që nga viti 2013 me 40 % të aksioneve i kompanisë së barnave Medicamenta. Pjesa tjetër e aksioneve (60%) figuron në emrin 67-vjeçarit italian Riccardo Celesia. Italiani i kontrollon aksionet përmes kompanisë Farmacia Celesia srl.

Shehu i bleu 40 % të aksioneve për 400 mijë euro në tetor 2013, pra pasi PS erdhi në pushtet. Gjatë 5 viteve të fundit, kompania Medicamenta, e vetme dhe në bashkëpunim, ka marrë të paktën 37 milionë euro tendera në shëndetësi, për furnizim me ilaçe, në disa raste në koordinim me ‘ujqërit’ e barnave, Rasim Hamzarajn, Luan Leklin, ‘merimangën’ e ilaçeve të skaduara Merita Sheqin, Gentian Krekën etj., grup i cili ka kapur buxhetin e shëndetësisë.

Tipologjia e tenderave është e njëjtë. Mungesë konkurrence ose garë e sajuar. Ofertat fituese janë gjithnjë sa fondi limit. Kritere të përshtatura dhe të diktuara nga karteli. Mashtrim me zbatimin e kontratave dhe cilësinë e medikamenteve.