“Njihet vetem seksi biologjik”, vendimi i Gjykatës Supreme Britanike, Tritan Shehu: Fitore e vlerave, do të miratohet në 11 maj

56
Sigal

Në një vendim historik të dhënë këtë të mërkurë, Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur se për qëllime ligjore, termi “grua” përcaktohet vetëm mbi bazën e seksit biologjik. Vendimi erdhi pas një beteje shumëvjeçare ligjore të nisur nga grupi For Women Scotland, i cili kundërshtoi përfshirjen e personave transgjinorë në kuotat gjinore për bordet publike në Skoci.

Në një  postim në rrjetin social Facebook kandidati i PD në qarkun e Gjirokastrës Tritan Sehu e ka cilësuar këtë vendim si historik dhe do të miratohet nga kuvendi në 11 maj.

Sipas tij,  vlerat do të fitojnë  mbi deformimet qe kerkon të bëjë regjimi i “qeverisë” aktuale.

Postimi:
Njihet vetem seksi biologjik”, vendim historik i Gjykates Supreme Britanike.
Vendim ky qe megjithese artikulon vetem fjalen “grua” sanksionon njohjen e vetem dy sekseve, mashkull e femer te percaktuara qe ne lindje.
Vendim ky qe lidhet me mbrojtjen e nje diapazoni te gjere vlerash, perfshi Familjen dhe deri te bazat e mbijeteses se shoqerise.
Vendim ky ne linjat e Dekretit te Presidentit Trump per kete ceshtje.
Vendim ky sinkron me projet ligjin e paraqitur nga PD ne Kuvend, per njohjen vetem dy gjinive, mashkull e femer, te percaktuara qe ne lindje.
Projekt ligj ai, qe kjo Rilindje e orientuar per te shkaterruar cfare eshte me e “shenjte” per njerezimin, e ka bllokuar.
Por qe pa dyshim ky projekt ligj, si dhe te tjere qe lidhen me mbrojtjen e Familjes se perbere burre, grua e me tej femijet biologjike a adoptive, ndalimit te “edukimit gender majtist” per femijet, etj….
Do te miratohen nga Kuvendi i ri mbas 11 Majit.
Mbas fitores se vlerave mbi deformimet qe kerkon tu beje atyre ky rregjim.