Coutinho te PSG shtyn Icardin te Roma dhe Dybala-n te … Juve

703
Sigal

Philippe Coutinho mund të shkaktojë një efekt domino në merkato. Braziliani mund të përfshihet në një transferim të mundshëm te skuadra e PSG, në marrëveshjen për afrimin e Neymar. Katalanët ofrojnë disa lojtarë në shkëmbim, parizienët duan para, por dhe në rastin kur mund të pranojnë shkëmbime, synojnë Coutinhon dhe Semedon, plus një shumë e konsiderueshme.

Por çfarë do të ndodhë nëse në ditët në vijim arrihet marrëveshja dhe Coutinho si pjesë e bisedimeve, shkon në “Parque des Princes”?

Me këtë skenar, kampionët e Francës do të braktisnin përfundimisht pistën “Dybala”, çka do të ishte një lajm i keq për Juventusin, që nuk po arrin t’i gjejë një destinacion sulmuesit argjentinas, për t’u hedhur më pas në sulm për Mauro Icardin. Pa u larguar Dybala, bardhezinjtë nuk mund ta blejnë Mauron. Edhe nëse Mandzukic do të përfundojë, sikurse pritet, te Dortmundi, sepse paratë nuk mjaftojnë për të blerë bashkëshortin e Ëanda Naras.

Në këtë pikë, qendërsulmuesi zikaltër do të shihte si zgjidhje të vetme transferimin te Roma. Nga ana e tyre, verdhekuqtë, sikurse njofton Gazzetta dello Sport, të lodhur nga situata e Edin Dzekos (e vlerësojnë 25 milionë euro), që kërkon Interin, do të binin dakord me zikaltrit, ndonëse kohët e fundit ka dalë në skenë emri i Michy Batshuayi, belgut të Chelsea-s.

Gjithsesi, ekziston ende mundësia, të paktën hopetetikisht, e një shkëmbimi mes Dybalas dhe Icardit (argjentinasi dëshiron me zemër Juven). Në këtë rast Dzeko do të qëndronte nën urdhrat e Fonsecas.