De Biazi: Besuam që arritëm këtu. Duka: Në Francë, jo si turistë

443
Pasi ka marë dekoratën e mirënjohjes nga ana e kryeministri Rama, trajneri De Biazi i ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë në këto eliminatore. “Dua t’i falënderoj të gjithë, duhet të besosh te ëndrrat e tua që t’i arrish ato, – ka thënë trajneri italian. – Unë nxora atë, që këta djem kishin përbrenda dhe të gjithë përbëjnë një yll. Shpresojmë të mos t’ju zhgënjejmë asnjëherë”.

Edhe presidenti Armand Duka nuk i ka fshehur emocionet, teksa ka thënë se kombëtarja nuk shkon si turiste në Francë: “Të falënderoj nga zemra për momentin kur skuadra thuajse u braktis nga skeptikët, – iu drejtua ai kryeministrit Rama. – Mirënjohje për mbështetjen. E gjithë kombëtarja është një yll i madh. Ne nuk duhet te kthehemi nga Franca nga grupi, nuk duhet të shkojmë për turizëm atije, ne duhet të tregojmë se kemi ardhur për luajtur futboll”.
Sigal