Presidenti i Notit Agim Çiraku: Një kampionat në kushte të vështira prej covid-19 por që e mbyllëm me sukses. Për herë të parë instalohet Tabela Elektronike

832
Sigal

Mbi 300 notarë nga Shqipëria dhe Kosova për 3 ditë rresht zhvilluan garat për Kampionatin Kombëtar të Notit në pishinën e Durrësit. Masiviteti dhe 4 rekordet kombëtare, sukses i këtij Kampionati për fëmijë, të rinj dhe të rritur. Ja rezultatet teknike.

Trajneri i Tiranës Arjan Fetishaj: Dominuam garat, rezultatet ishin të pritshme

ISHIN PJESËMARRËS NË KAMPIONATET E FËMIJËVE, TË TË RINJVE DHE TË RRITURVE. MASIVITETI I PLOTË ME 12 EKIPE QË GARUAN NË PISHINËN E DURRËSIT DUKE E KTHYER GJITHÇKA NË FESTËN E UJIT…

AGIM ÇIRAKU: MASIVITET I KËNAQSHËM, REZULTATET E PRANUESHME PËR GARA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit vlerëson zhvillimin e tre kampionateve njëherazi atë të fëmijëve, të të rinjve dhe të rriturve. “Për dimrin jemi në pritje të vendosjes së rregullave”.

GJERGJ VYSHKA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, ka vlerësuar tre kampionatet që janë zhvilluar njëherazi. Bëhet fjalë për atë të fëmijëve, të të rinjve dhe të rriturve. 12 ekipe vendase, por dhe 12 ekipe kosovare kanë sjellë në pishinë mbi 300 sportistë. Katër rekorde kombëtare dhe në një situatë të vështirë Pandemie.  Çiraku thotë se gjithçka është e kënaqshme. Normalisht që të mësuar me shumë rekorde, atje ku në një kampionat thyheshin 10-15 të tilla, Çiraku nuk duket shumë entuziast. Megjithatë  “Tirana”, “Eagles”, “Stela”, por dhe Regis Ostrosi, Arla Dyrmishi, Ediljano Huna, Julia Xhako, Sofjan Sarragi, Jona Thomai, Telma Harshova, Paolo Priska dhe Frenc Bërdaku ishin më të mirët. Për tre ditë rresht Durrësi u kthye në një festë të notit shqiptar. Ja dhe intervista e plotë e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, dhënë për gazetën “Telegraf”.

  • Një kampionat në kushte të vështira për shkak të Pandemisë Covid-19. Si ishte kjo garë e notit shqiptar?
  • Sado në kushte të vështira për shkak të Pandemisë Covid-19, ndërsa edhe në stërvitje ka pasur kufizime për shkak të kësaj sëmundjeve, e cila ka zënë jo vetëm Shqipërinë, por dhe botën, megjithatë të gjithë janë në gjendje të mirë sportive. Kemi pasur një masivitet të mirë në këto kampionate, ndërsa kanë marrë pjesë 12 ekipe. Mbi të gjitha ishin në garë mbi 300 sportistë. Për efekt Pandemie dhe për efekt të mungesës së kohës, ne kemi bërë tre kampionate bashkë. Bëhet fjalë për kampionatin e fëmijëve, të të rinjve dhe të riturve. Dhe realizuam këtë aktivitet pak të vështirë në këto kushte që jemi. Por lehtësia më e madhe sivjet ka qenë futja e një sistemi elektronik, pra një tabelë elektronike, ardhur si dhuratë nga Federata Europiane e Notit. E kjo ka bërë të mundur që garat e notit të bëhen më të sakta, më të mira dhe më të shpejta në kohë.
  • Duke mbetur gjithnjë tek pandemia Covid-19, në përgjithësi si ka ndikuar kjo situatë e vështirë për notin shqiptar?
  • E vështirë ka qenë si situatë. Sidomos për sportistët për të qenë gati për garë e për t’u stërvitur. Por unë mendoj se nuk i ka penguar kjo. Përkundrazi, i ka nxitur për të bërë më të mirën  në rezultatet e tyre. Rezultatet janë të mira, ndërsa janë thyer katër rekorde kombëtare. Deri në fund shpresonim të thyenim dhe ndonjë rekord tjetër. Për ne nuk është e kënaqshme si situatë, sepse gjithnjë kemi pasur rekorde kombëtare të thyera me shumicë. Por megjithatë kjo tregon se sportistët, trajnerë dhe prindërit e kanë marrë shumë seriozisht këtë kampionat noti. E në përgjithësi rezultatet janë të mira.
  • Ndërkohë që përfundojnë garat verore, me ato dimërore çfarë do të bëhet?
  • Aktualisht përderisa është kohë e mirë dhe mbi bazën e rregullave që ka nxjerrë qeveria ne do të vazhdojmë të stërvitemi në ambiente të hapura. Më vonë në periudhën e dimrit, do të presim se si do të precipitojë situata dhe do të shohim. Por do të presim dhe rregullat që do të na vendosin. Nëse do të na lejojnë të stërvitemi në ambiente të mbyllura do të vazhdojmë. Në të kundërt do të respektojmë rregullat dhe ligjet.

KATËR REKORDE KOMBËTARE

Në tre ditë gara, nga e enjtja deri të shtunën, janë thyer katër rekorde kombëtare. Kështu në 200 metra bretkosë Telma Harshova e “Tiranës” dha kohën e re për të reja e të rritur 2’50”38. Një rekord që mbahej nga Patricia Cani me 2’52”78. Më pas Endi Kola për fëmijë në grupmoshën 13-14 vjeç,  pikërisht në 200 metra katërnotim do të jepte kohën 2’25”94. Më parë ishte 2’26”07 mbajtur nga Kledi Kadiu. Rekordi i tretë ka ardhur nga Arla Dyrmishi, e cila për fëmijë grupmosha 9-10 vjeç në 50 metra flutur ka dhënë kohën e re 34”33. Rekordi i mëparshëm i ka takuar Julia Xhakos me 35”37. I fundit përsëri ka ardhur nga Endi Kola në 50 metra bretkosë me 33”38. Rekordi i mëparshëm ishte i Deni Bahollit me 35”86. Pra katër rekorde në tre kampionate. Kjo ishte arritja e notit shqiptar.

“TIRANA”, DOMINUESJA E GARAVE

FETISHAJ: REZULTATET TË PRITSHME

“Tirana” e Arjan Fetishajt është dominuesja e garave kombëtare për verën. Plot shtatë kupa si skuadër, por dhe sportistet më të mira si Telma Harshova, apo dhe Julia Xhako. E Arjan Fetishaj është i kënaqur me këtë situatë. “Pas garës së fundit në Hercegnovi, kjo në muajin shkurt, gjithçka u rekuperua shpejt. Notarët nuk u shpërndanë, por brenda rregullave arritën të stërviteshin dhe të jepnin ato rezultate që “Tirana” kishte kohë që i priste. Mundet të kishim bërë më shumë në Kategorinë C kur fitoi “Stela”, apo tek djemtë për të rritur. Megjithatë jam i kënaqur, ndërsa shpresojmë që shumë shpejt t’i kthehemi garave dimërore”, -ka theksuar Fetishaj.

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË NOTIT

FËMIJË,  DATËLINDJA 2010-2011 – KATEGORIA E

DJEM    

50 m stil i lirë              Eno Rogova    (“Vllaznimi Gjakovë”)            38”71

100 m stil i lirë            Regis Ostrosi (“Stela”)                                   1’23”82

200 m stil i lirë            Devi Shtaro (“Teuta”)                                     3’12”08

50 m shpinë                 Eno Rogova (“Vllaznimi” Gjakovë)               48”85

100 m shpinë               Arti Koçi (“Vala”)                                          1’43”80

50 m bretkosë              Albi Deda (“Stela”)                                        53”49

100 m bretkosë            Albi Deda (“Stela”)                                        1’57”04

200 m bretkosë            Albi Deda (“Stela”)                                        4’00”61

50 m flutur                  Raid Baraku (“Tirana”)                                   41”88

100 m flutur                Raid Baraku (“Tirana”)                                   1’36”73

SI EKIP: “Tirana”  13 pikë

SPORTISTI MË I MIRË: REGIS OSTROSI (“STELA”)

VAJZA

50 m stil i lirë              Arla Dyrmishi (“Stela”)                                  34”56

100 m stil i lirë            Lisa Emini (“Nemo” Prishtinë)                       1’18”18

200 m stil i lirë            Lisa Emini (“Nemo” Prishtinë)                       2’46”38

50 m shpinë                 Lisa Emini (“Nemo” Prishtinë)                       40”64

100 m shpinë               Ema Patori (“Vala”)                                        2’16”19

50 m bretkosë              Joana Jasiqi (“Nemo” Prishtinë)                       46”80

100 m bretkosë                        Arla Dyrmishi (“Stela”)                      1’21”19

200 m bretkosë            Joana Jasiqi (“Nemo” Prishtinë)                     3’31”76

50 m flutur                  Arla Dyrmishi (“Stela”)                                  34”33

100 m flutur                Arla Dyrmishi (“Stela”)                                  1’21”19

SI EKIP: “TIRANA”  21 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: ARLA DYRMISHI (“STELA”)

 

FËMIJË,  DATËLINDJA 2008-2009 – KATEGORIA D

DJEM

50 m stil i lirë              Kostandin Llazari (“Vllaznia”)           32”75

100 m stil i lirë            Dart Selimi (“Tirana”)             1’12”20

200 m stil i lirë            Ediljano Huna (“Butrinti”)                 2’34”08

400 m stil i lirë            Ediljano Huna (“Butrinti”)                 5’17”61

800 m stil i lirë            Ediljano Huna (“Butrinti”)                 11’07”49

1500 m stil i lirë          Ediljano Huna (“Butrinti”)                 21’24”61

50 m shpinë                 Omar Hoxha (“Iliria FK”)                   38”38

100 m shpinë               Ajdin Loshi (“Vllaznia”)                     1’29”59

50 m bretkosë              Patrik Kusi (“Tirana”)                         42”56

100 m bretkosë            Patrik Kusi (“Tirana”)                         1’34”38

200 m bretkosë            Patrik Kusi (“Tirana”)                         3’16”78

50 m flutur                  Johan Ramushi (“Partizani”)               35”44

100 m flutur                Juri Kapoli (“Tirana”)                          1’35”09

200 m katërnotim        Patrik Kusi (“Tirana”)                         3’00”38

4×50 m stil i lirë          Tirana D                                                          2’18”17

4×100 m stil i lirë        Tirana D                                                          5’06”47

4×50 m katërnotim      Tirana D                                                          2’36”93

SI EKIP: “TIRANA”  9 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: EDILJANO HUNA (“BUTRINTI”)

VAJZA

50 m stil i lirë              Hana Beiqi (‘H20” Prishtinë)              30”06

100 m stil i lirë            Hana Beiqi (“H20” Prishtinë)             1’05”43

200 m stil i lirë            Hana Beiqi (“H20” Prishtinë)             2’28”81

400 m stil i lirë            Liana Muka (“Stela”)                          5’10”75

50 m shpinë                 Liana Muka (“Stela”)                          38”10

100 m shpinë               Liana Muka (“Stela”)                          1’24”75

50 m bretkosë              Rida Haxhani (“Nemo” Prishtinë)      44”86

100 m bretkosë            Sherli Ziso (“Tirana”)                          1’38”47

200 m bretkosë            Lea Haçi (“Tirana”)                             3’28”61

50 m flutur                  Julia Xhako (“Tirana”)                        32”35

100 m flutur                Sherli Ziso (“Tirana”)                          1’38”47

200 m katërnotim        Julia Xhako (“Tirana”)                        2’53”67

4×50 m stil i lirë          “Nemo” Prishtinë                                2’26”66

4×100 m stil i lirë        “Butrinti “D                                        6’36”35

4×50 m katërnotim      “Tirana” D                                           2’46”99

SI EKIP: “TIRANA”  10 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: JULIA XHAKO (“TIRANA”)                                  

 

FËMIJË, DATËLINDJA DERI MË 2006 – KATEGORIA C

DJEM

50 m stil i lirë              Eris Mustafa (“Prishtinë”)                   28”33

100 m stil i lirë            Mal Gashi (“Step” Prishtinë)              1’01”27

200 m stil i lirë            Mal Gashi (“Step” Prishtinë)              2’11”32

400 m stil i lirë            Sofjan Sarrag (“Teuta”)                      4’41”07

800 m stil i lirë            Sofjan Sarrag (“Teuta”)                      9’31”77

1500 m stil i lirë          Sofjan Sarrag (“Teuta”)                      18’38”18

50 m shpinë                 Enzo Demiri (“Step” Prishtinë)           34”78

100 m shpinë               Enzo Demiri (“Step” Prishtinë)           1’17”77

200 m shpinë               Enzo Demiri (“Step” Prishtinë)           2’43”44

50 m bretkosë              Endi Kola (“Stela”)                             33”38

100 m bretkosë            Endi Kola (“Stela”)                             1’14”31

200 m bretkosë            Endi Gashi (“Zen” Prishtinë)              3’05”22

50 m flutur                  Endi Kola (“Stela”)                             29”16

100 m flutur                Aljon Hysi (“Butrinti”)                       1’17”84

200 m flutur                Klerenc Vora (“Teuta”)                       3’07”72

200 m katërnotim        Endi Kola (“Stela”)                             2’25”94

400 m katërnotim        Klerenc Vora (“Teuta”)                       6’15”46

4×50 m stil i lirë          “Teuta” C                                            2’12”45

4×100 m stil i lirë        “Butrinti” C                                        5’21”82

4×50 m katërnotim      “Butrinti” C                                        2’41”60

SI EKIP: “STELA”  5 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: SOFJAN SARRAGI (“TEUTA”)

VAJZA

50 m stil i lirë              Riga Shala (“H20” Prishtinë)              31”74

100 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        1’04”30

200 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        2’15”79

400 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        4’44”37

800 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        9’56”74

50 m shpinë                 Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                         33”30

100 m shpinë               Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                          1’11”06

200 m shpinë               Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                          2’29”65

50 m bretkosë              Vanesa Beka (“Prishtinë”)                               39”80

100 m bretkosë            Ami Fetishaj (“Tirana”)                                   1’24”15

200 m bretkosë            Joana Beqiri (“Step Prishtinë”)                       2’55”27

50 m flutur                  Jona Thomai (“Partizani”)                               33”96

100 m flutur                Ami Fetishaj (“Tirana”)                                   1’24”15

200 m flutur                Ami Fetishaj (“Tirana”)                                   3’12”55

200 m katërnotim        Erina Idrizaj (“H20” Prishtinë)                        2’52”46

400 m katërnotim        Ami Fetishaj (“Tirana”)                                   6’30”83

4×50 m stil i lirë          “H20”C PRISHTINË                                     2’05”05

4×100 m stil i lirë        “Prishtina” C                                                   5’13”40

4×50 m katërnotim      “H20”C PRISHTINË                                     2’33”96

SI EKIP: “STELA”  4 PIKË 

SPORTISTJA MË E MIRË: JONA THOMAI (“PARTIZANI”)

TË RINJ,  DATËLINDJA DERI MË 2003 – KATEGORIA B

DJEM

50 m stil i lirë              Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        25”53

100 m stil i lirë            Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        55”45

200 m stil i lirë            Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        2’01”74

400 m stil i lirë            Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        4’22”14

800 m stil i lirë            Alessandro Muka (“Teuta”)                9’29”25

1500 m stil i lirë          Alessandro Muka (“Teuta”)                18’14”57

50 m shpinë                 Martin Muja (“Nemo” Prishtinë)        30”61

100 m shpinë               Frenki Vogli (“Stela”)                         1’06”33

50 m bretkosë              Toni Groshi (“Teuta”)                         33”15

100 m bretkosë            Even Qarri (“Tirana”)                          1’13”31

200 m bretkosë            Even Qarri (“Tirana”)                          2’38”94

50 m flutur                  Junus Fuga (“Eagles”)                         27”36

100 m flutur                Junus Fuga (“Eagles”)                         1’00”29

200 m flutur                Junus Fuga (“Eagles”)                         2’23”14

200 m katërnotim        Paolo Priska (“Eagles”)                       2’20”60

400 m katërnotim        Even Qarri (“Tirana”)                          5’10”51

4×100 m stil i lirë        “Teuta” B                                            3’55”94

4×200 m stil i lirë        “Teuta” B                                            8’41”38

4×100 m katërnotim    “Tirana” B                                           4’21”63

SI EKIP: “TEUTA”  7 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: PAOLO PRISKA (“EAGLES”)

VAJZA

50 m stil i lirë              Jona Macula (“MIT” MIT)                  31”74

100 m stil i lirë            Jona Macula (“MIT” MIT)                  1’05”86

200 m stil i lirë            Jona Macula “(MIT” MIT)                  2’22”83

400 m stil i lirë            Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)              4’42”77

800 m stil i lirë            Sara Dande (“Stela”)                          10’25”23

1500 m stil i lirë          Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)              19’02”14

50 m shpinë                 Fjorda Shabani (“Zen” Prishtinë)        34”03

100 m shpinë               Dea Misini (“Fer” Ferizaj)                   1’39”44

200 m shpinë               Amisa Topalli (“Vala”)                       3’48”58

50 m bretkosë              Telma Harshova (“Tirana”)                            37”00

100 m bretkosë            Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)                1’12”05

200 m bretkosë                        Telma Harshova (“Tirana”)                 2’50”38

50 m flutur                  Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)                          30”24

100 m flutur                Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)                 1’12”05

200 m flutur                Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)                 2’48”41

200 m katërnotim                    Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)     2’40”84

400 m katërnotim                    Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)              5’34”40

4×100 m stil i lirë        “Step” B                                                          4’24”84

4×200 m stil i lirë        “Step” B                                                          9’32”61

4×100 m katërnotim    “Step” B                                                          4’53”05

SI EKIP: “TIRANA”  11 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: TELMA HARSHOVA (“TIRANA”)

KATEGORIA OPEN

DJEM

50 m stil i lirë              Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        25”53

100 m stil i lirë            Olt Kodirolli (“Nemo” Prishtinë)        55”45

200 m stil i lirë            Frenc Berdaku (“Partizani”)               1’59”26

400 m stil i lirë            Frenc Berdaku (“Partizani”)               4’13”52

800 m stil i lirë            Alessandro Muka (“Teuta”)                9’29”25

1500 m stil i lirë          Alessandro Muka (“Teuta”)                18’14”57

50 m shpinë                 Dren Ukimeraj (“Zen” Prishtinë)        29”69

100 m shpinë               Dren Ukimeraj (“Zen” Prishtinë)        1’05”06

200 m shpinë               Enzo Demiri (“Step” Prishtinë)           2’43”44

50 m bretkosë              Kristo Petko (“Eagles”)                      31”10

100 m bretkosë                        Kristo Petko (“Eagles”)                                  1’09”88

200 m bretkosë                        Meriton Veliu (“Ter” Prishtinë)          2’38”28

50 m flutur                  Junus Fuga (“Eagles”)                         27”36

100 m flutur                Junus Fuga (“Eagles”)                         1’00”29

200 m flutur                Junus Fuga (“Eagles”)                         2’23”14

200 m katërnotim                    Paolo Priska (“Eagles”)                                   2’20”60

400 m katërnotim                    Even Qarri (“Tirana”)                          5’10”51

4×100 m stil i lirë        “Eagles” A                                                      3’52”96

4×200 m stil i lirë        “Tirana” A                                                       9’38”12

4×100 m katërnotim    “Eagles” A                                                      4’19”17

SI EKIP: “EAGLES”  10 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: FRENC BËRDAKU (“PARTIZANI”)

VAJZA

50 m stil i lirë              Haina Beiqi (“H20” Prishtinë)                        30”06

100 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        1’04”30

200 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        2’15”79

400 m stil i lirë            Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)                          4’42”77

800 m stil i lirë            Era Budima (“Step” Prishtinë)                        9’56”74

1500 m stil i lirë          Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)                          19’02”14

50 m shpinë                 Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                         33”30

100 m shpinë               Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                          1’11”06

200 m shpinë               Jona Beqiri (“Step” Prishtinë)                          2’29”65

50 m bretkosë              Telma Harshova (“Tirana”)                              37”00

100 m bretkosë                        Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)     1’12”05

200 m bretkosë                        Telma Harshova (“Tirana”)                 2’50”38

50 m flutur                  Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)                       30”24

100 m flutur                Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)               1’12”05

200 m flutur                Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)                2’48”41

200 m katërnotim                    Hana Fejzullahu (“Step” Prishtinë)     2’40”84

400 m katërnotim                    Eda Zeqiri (“Step” Prishtinë)              5’34”40

4×100 m katërnotim    “H20” C A PRISHTINË                                5’26”39

SI EKIP: “TIRANA”   9 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: TELMA HARSHOVA (“TIRANA”)