Presidenti FSHN, Agim Çiraku: Organizimi dhe rekordet kombëtare, vlera të kampionatit

15
Sigal

NOT/ Kampionati Kombëtar dimëror në pishinë 25m, për të Rritur e të Rinj nis me rekorde kombëtare, flasin trajnerë dhe Presidenti FSHN-së, Agim Çiraku

Nëse Federata Shqiptare e Notit (FSHN-ja) zhvillon një veprimtari të saj Kombëtare, nuk ka marrë asnjëherë mungesë Presidenti Agim Çiraku. Madje kush e njeh Gimin, e shikon teksa ndjek gjithçka në gara, aq sa mendon se është gati të rikthehet në notim. Kështu edhe dje në Kampionatin Kombëtar për të Rritur e të Rinj (Meshkuj-femra), i cili mblodhi rreth 150 notarë nga 8 ekipe. Vetë zoti Çiraku u shpreh pas garave për gazetën “Telegraf”, se organizimi i mirë i kësaj veprimtarie u shpërblyen me 10 Rekorde Kombëtare duke i dhënë më shumë vlera këtij kampionati. “Si gjithmonë, garat kombëtare në Shqipëri kanë dhënë rezultate të mira. Ekipet treguan se janë stërvitur seriozisht dhe u shpërblyen me rezultatet që arritën. Një ndihmesë të madhe na ka dhënë edhe Ministria, ku zëvendësministri Endri Hoxha, i cili ka qënë present gjatë gjithë garave që u zhvilluan në këtë kampionat”, kështu tregoi dje Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, i cili u shpreh më pas se kjo veprimtari nisi më ndryshe nga herët e tjera. “Nga ana jonë si Federatë e Notit në Shqipëri, para këtij kampionati u organizua një Seminar me të gjithë trajnerët e drejtuesit e skuadrave. Ishte një seminar për luftën Anti-Doping, me qëllimin për ti bërë më të vetëdidjshëm trajnerët e sportistët për mospërdorimin e kësaj lënde narkotike. Të gjithë trajnerët ishin të ndergjegjshëm për këtë seminar dhe ne shpresojmë që të ketë sukses në këtë aspekt, edhe pse nga notarët shqiptarë, të paktën në dekadën e fundit që unë drejtoj këtë federatë, nuk ka patur asnjëherë raste të dopingut nga notarët”. Ndërkohë që për garat e tjera të këtij viti, Presidenti Çiraku u shpreh se nga ana e FSHN-së masat organizative do të jenë si gjithmonë të nivelit të mirë. “Jemi në shërbim të notarëve, dhe në të gjitha veprimtaritë masat tona organiziuese do të jenë të nivelit të mirë, duke e quatur edhe ne veten si pjesë e sukseseve që arrijnë notarët garues”. Në përfundim të këtyre garave, {residenti Çiraku iu shpërndau notarëve medaljet e diplomat e fituesit.

Garat u zhvilluan me rivalitet, rekordet nderuan notarët

Agron KAJA

Dita e dielë ishte e zhurmshme në ambientet e pishinës në resortin “Te Stela”, pasi u zhvillua Kampionati Kombëtar i Notit në pishinë 25m, për të Rritur e të Rinj, meshkuj-femra. Me pjesëmarrjen e më shumë se 150 notarëve meshkuj e femra, ata ishin në përbërje të 8 ekipeve: Te Stela, Vllaznia, Partizani, Tirana, Teuta, Vlora Not, Skampa Elbasan dhe Pogradeci. Por mbi të gjitha në këto gara dominoi ekipi Te Stela, i cili i fitoi të gjitha kupat e këtij kampionatit, për meshkuj e femra, të Rritur e të Rinj. Ambienti i pishinës u zbukurua shumë gjatë garave, ndërkohë që edhe tifozeria nuk mungoi, kryesisht në garat e stafetave në të cilat ekipet Te Stela e Tirana garuan në rivalitet të plotë. Në këtë kampionat u thyen 9 Rekorde Kombëtare, nga të cilët 6 ishin të kampionatit: 5 për të Rritur dhe 1 për të Rinj. Gara me rivalitet dhe rekorde të reja, kjo ishte panorama e kësaj veprimtarie, e cila mbylli sezonin dimëror në notin shqiptar.

EKIPET GARUES

Te Stela, Vllaznia, Partizani, Tirana, Teuta, Vlora Not, Skampa Elbasan, Pogradeci me 150 notarë meshkuj e femra

 

10 rekorde kombëtare

6 rekorde të kampionatit, nga të cilët 5 për të Rritur dhe 1 për të Rinj

REKORDET E REKORDMENËT

4X100m stafetë/ Stil i Lirë

Femra Te Stela – Koha 4.11.98

4X100m stafetë/ Stil i Lirë

Fëmijë Te Stela – Koha 4.42.62

4X50m stafetë/ Stil i Lirë

Fëmijë 13-14 vjeç – Koha 2.01.00

4X100m stafetë/ Miks Femra

Të Rritura Tirana – Koha 4.53.94

4X50m stafetë/ Stil i Lirë

Femra të Rritura/ Te Stela 2.08.09

4X200m stafetë/ Stil i Lirë

Femra të Rritura/ Te Stela 9.26.97

50m Bretkocë Femra të Rritura

Stela Gjoka (Teuta) – Koha 33.09

50m Stil i Lirë/ Fëmijë Kateg. A

Arla Dermishi (Te Stela) – Koha 27.07

100m Bretkocë/ Femra të Rritura

Stela Gjoka (Teuta) – Koha 1.15.00

200m stil I Lirë/ Të Rinj Femra

Amel Delanin (Teuta) – Koha 1.56.35