Futbolli italian në zi, ndërron jetë në moshën 33-vjeçare ish-mbrojtësi i Juventusit

260
Sigal

Ish-lojtari i akademisë së Juventusit, Giuseppe Rizza, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare. Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh për shkak të një aneurizëm në tru. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe vdekja. Shumë nga futbollistë të njohur shkruan në rrjete sociale për Giuseppen si Girogio Chiellini dhe Gianlugi Buffon. Chiellini shkroi në Twitter: Ciao Peppino, do të na mungosh.