Heqja e vizave për Kosovën/ Pollo: Tirana të frymëzohej nga Prishtina për mosshtimin e kushteve

47

Përmes një letre drejtuar presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit holandez Mark Rutte, 42 europarlamentarë kërkojnë heqjen e regjimit të vitave për Kosovën në fund të 2020.

Është Andrey Kovatchev ai i cili publikon edhe letrat teksa thotë se ka kërkuar në letër heqjen e vizave për Kosovën, pasi kjo e fundit ka përmbushur të gjitha standardet prej 2 vitesh.

Lidhur me këtë kërkesë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Sipas Pollos, apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur, por nuk duhet harruar që ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre.

“Është e vërtetë qe Kosova i ka përmbushur me kohë kushtet për liberalizimin e vizave. Siç është e njohur që disa shtete antare të BE ende nuk kanë dhënë pëlqimin duke vonuar kështu vendimmarrjen. Prandaj apeli i eurodeputetëve është gjesti politik i duhur. Vetëm të mos harrojmë se ky është vendim i politikanëve udhëheqës në BE dhe vetëm i atyre”.