Kryetrajneri AN Te Stela, Sadik Mema: Te Stela gjithmonë synon kryesimin, si një “hegjemoni”

14

Kryetrajneri AN Te Stela, Sadik Mema, suksesin e quan punë të përbashkët

Sigal

Agron KAJA

Kryetrajneri i Akademisë së Notit “Te Stela”, Sadik Mema, dje pas garave të Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rritur e të Rinj në pishinën 25m, u shpreh për gazetën “Telegraf” se 50 notarët që garuan në ekipet e tyre, treguan epërsi të plotë Te Stela konkurroi me 50 notarë meshkuj e femra

Garat me rivalitet të madh, Te Stela bëri diferencën duke fituar këtar kupat. Për këtë arritje, trajneri Mema deklaroi për gazetën “Telegraf’ se ekipet e kësaj akademie treguan “hegjemoni” fituesi nga të gjithë rivalëve në të gjitha garat. “Ishim të përgatitur për këtë sukses që u arrit sot (dje) në garat e Kampionatit Kombëtar të Notit në pishinën 25m të Rinj e të Rrutur, meshkuj e femra. Te Stela garoi me 50 notarë dhe i gjithë ky grup i konsoliduar bëri që mes tyre të thyheshin edhe 7 rekorde kombëtare. Rezultate janë shumë të larta, ky është një tregues që na gëzon”, kështu e nisi bisedën trajneri Sadik Mema, I cili veçoi edhe disa notarë, ku sipas tij, Arla Dermishi ishte më e mira. “Për këtë arritje, fitore e të gjitha kupave të këtij kampionati, natyrisht që kanë meritë të gjithë, e së bashku me mua edhe trajnerin Eduard Cane. Por mes të gjithë notarëve tanë, spikati Arla Dermishi, e cila u shpall edhe Notarja më e mirë për femra, si për të Reja ashtu edhe për të Rritura”. Ndërkohë, për Kryetrajnerin Mema, ky kampionat tregoi edhe punën e mirë që bëhet në Akademinë e Notit Te Stela, ku ai veçoi edhe punën e kolegëve të tij. “Ne punojmë si grup trajnerësh, dhe më duhet ti falenderoj Eduart Canen dhe të gjithë instruktorët e akademisë tonë. Të gjithë kanë vendin e tyre në këtë sukses, të cilin unë e quaj edhe të rëndësishëm”. Ndërsa për garat e tjera, trajneri Sadik Mema thekson se ekipet e AN Te Stela synojnë gjithmonë të jenë të parët. “Në çdo garë ku marrin pjesë ekipet e Akademisë së Notit Te Stela, synojnë gjithmonë të dalin të parët. Këtë e premtojmë edhe për garat e tjera, duke nisur në ato të muajit qershor, ku do të garohet në pishinën 50m”, kështu e mbylli bisedën Kryetrajneri i AN Te Stela, Sadik Mema.

NOTARËT MË TË MIRË

FEMRA

Arla Dermishi Te Stela, fitoi dy kupa si notarja më e mirë për femra, të Reja e Të Ritura.

MESHKUJ

Greisi Koxhaku, fitoi dy kupa si notarja më e mirë për femra, të Reja e Të Ritura.

Jurgen Fici (Teuta): Në Durrës po “zgjohen” kampionët

Trajneri i Teutës, Jurgen Fici, dje pas garave të Kampionatit Kombëtar të Notit, u shpreh për gazetën “Telegraf” se kishin ardhur me synime të qarta në këtë veprimtari/ “Teuta garoi me 12 notarë dhe me meshkujt u renditëm në vëndin e tretë. Por do veçoja Amel Delanin, Rekord Kombëtar për të Rinj, 200 m stil i lirë me 1’56”35, njëherësh edhe Notari më I Mirë për të Rinj. Ndërsa notarja Stela Gjoka thyeu dy rekorde kombëtare në garat e 50m me kohën 33”09 dhe 100m bretkocë me kohën 1’15”00. Edhe Stela tregoi vlera në garim dhe u shpall notarja më e mirë e kampionatit. Notari Ediljano Huna fitoi 800m dhe 1500m stil i lirë dhe doli notari i tretë më i mirë. Ne si ekip kishim ardhur me synime, edhe pse me disa mungesa”.

Arjani Fetishi (Tirana)

Kampionat konkurrues, Greisi notari më i mirë

 

Për trajnerin e SK Tirana, Arjan Fetishi, duhej që notarët e drejtuar prej tij të kishin arritur rezultate më të mira. Edhe pse me Greisi Koxhakun absolut në të gjitha garat kua ai morri pjesë, ai e veçon këtë veprimtari të suksesshme. “Më duhet ta them që në fillim se sot (dje) ishte një veprimtari me atmosferë ku koknkurrenca ishte në të gjitha skuadrat. Nga ana e saj, Tirana ishte e kompletuar në këtë aktivitet të rëndësishëm, ku ne kemi katër notarë që kërkojnë kualifikim në Kualifikueset për Olimpiadën e Parisit: Greisi Koxhaku, Vivian Xhemollari, Kaltra Meça dhe Nikol Merizaj. Të katër këta notarë ishin garues të mirë, ku dhamë maksimumin e tyre”, kështu theksoi fillimisht trajneri Fetishi, i cili për notarin Greisi Koxhaku veçon karakterin e tij prej fituesi. “Asnjëherë Greisi nuk e ka vënë në dyshim thyerjen e rekordeve kombëtare në çdo garë, pa diskutuar vëndet e para. Ky është një notar me shumë vlera për Tiranën, por edhe për gjithë notin shqiptar sot. Besoj se do të jetë në Olimpiadën e Parisit, dhe gjej rastin ta inkurajoj”.