Presidenti Agim Çiraku: “Së bashku për një erë te re në not”

530
Sigal

Federata Shqiptare e Notit zhvilloi analizën vjetore 2013. Arritjet dhe rezultatet

Federata Shqiptare e Notit zhvilloi dje analizën vjetore të punës së federatës dhe aktiviteteve gjatë vitit 2013, të shoqëruar e një bilanc të sukseseve, të problematikës si dhe të objektivave për vitin 2014. Analiza u shoqërua nga një debat konstruktiv dhe i frytshëm, në lidhje me përmirësimin e punës në të ardhmen, si dhe hartimin e rregulloreve të garës, sidomos për pikën shumë të debatuar në lidhje me rekordet. Analizën e hapi dhe e drejtoi Presidenti i Federatës, zoti Agim Çiraku. “Faleminderit për pjesëmarrjen, pasi një pjesë e juaj vijnë dhe nga rrethet. Jemi mbledhur sot (dje), për të bërë analizën vjetore të vitit 2013 të punës së Federatës Shqiptare të Notit. Analiza do të bëhet duke nisur nga Raporti Financiar i vitit 2013, aktivitetet kombëtar dhe ndërkombëtare që ka bërë federata jonë gjatë vitit të kaluar si dhe miratimin e kalendarit të veprimtarive sportive për vitin 2014”, – tha në fjalën e tij të hapjes Presidenti Agim Çiraku, duke i ftuar të pranishmit të bëheshin pjesë e debateve konstruktive në lidhje me problematikën e federatës. Pas verifikimit të pjesëmarrësve, u procedua me zhvillimin normal të analizës, pasi ishte siguruar edhe kuorumi i domosdoshëm, pasi merrnin pjesë 13 nga 22 përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave që aderojnë në Federatën Shqiptare të Notit. Kështu, të pranishëm ishin përfaqësuesit e klubeve Tirana Suiming, Partizani, Teuta, Flamurtari, Butrinti, Shoqata Teuta Suiming, Shoqata e Veteranëve, Shoqata Sporteve të Ujit, Shoqata Uilson, Shoqata Nobis, Shoqata Jon. Dyert e federatës janë të hapura në çdo kohë për të anëtarësuar e licencuar anëtarë të rinj, të cilët plotësojnë kriteret ligjore. “Të hartohen programe stërvitore afatshkurta dhe afatgjata. Çdo trajner të hartojë objektivat për çdo sportistë dhe nevojat për realizimin e këtyre objektivave. Nuk mund të punohet më spontanisht sidomos kur punohet me mosha të vogla, të cilët kërkojnë një kujdes të veçante në hartimin e programeve dhe cikleve stërvitore. Për këtë qellim komiteti drejtues do të ngrejë grupe pune për ndjekjen e këtij problemi. Për gjyqtarët: Të rrisin nivelin e gjykimit , respektimin e rregullores së gjykimit. Të afrojmë specialist të rinj të notit, për tu kualifikuar si gjyqtar në të ardhmen”, u

OBJEKTIVAT

Sipas raportit të Federatës së Notit, objektiv i rëndësishëm gjatë vitit 2013 ishte që, nga rritja e masivitetit të arritur gjatë viteve, t’i kushtohet rëndësi rritjes së cilësisë sportive, një objektiv i filluar mbarë. “Në këtë drejtim është parë, dhe shpesh edhe nga vetë trajnerët është shtruar pyetja: “Pse sportistet tanë deri në kategorinë e fëmijëve përmirësojnë vazhdimisht rezultatet e tyre dhe janë konkurrues të denjë edhe në pishinat ndërkombëtare, por në kategoritë më lartë nuk kemi këto rezultate? Pse notarët tanë të vegjël që nuk ka pak që kanë një farë rezultati të kënaqshëm nuk munden të ecin paralel me bashkëmoshataret e tyre në vendet e tjera? Kjo është një pyetje e vazhdueshme dhe ka ardhur momenti që specialistët e këtij sporti të gjejnë përgjigjet”, – thuhej në raport. Gjatë vitit 2013 u shtua numri i anëtarëve të FSHN-së dhe regjistrimi i tyre në gjykatë si detyrim ligjor. Gjatë vitit 2013, listës së anëtareve të FSHN iu shtuan shoqata që e krijuan menjëherë profilin e tyre të suksesshëm si “Teuta Swimming”, “Akademia Notit “Te Stela”, “Tradita-A”, Sport Not Vlorë. Gjatë analizës u votua edhe për njohjen e rekordeve të Sara Abdullahut.

 RIFORMATIMI I KOMITETIT DREJTUES

Shtimit i numrit të femrave në Federatën e Notit ishte një mangësi e trashëguar, në përmirësim por akoma larg normave te duhura. Mangësi e vërejtur në të gjitha forumet e FSHN-së, duke filluar nga Komiteti Drejtues i saj. “Kjo mangësi solli si fillim riformatimin e Komitetit Drejtues, duke shpresuar që në të ardhmen, femrat të kenë një përfaqësim edhe më të gjerë”, – thuhej në raport. Federata përgëzoi Emin Lishin, për seancat trajnuese me gjyqtaret e rinj, duke ngritur kështu një ekip gjyqtarie të kualifikuar, qe gjate aktiviteteve kombëtare, nën drejtimin e K/gjyqtarit Filip Nito u karakterizuan nga një prezantim mjaft i mirë teknik dhe seriozitet në punë. Federata përgëzoi trajnerin e ekipit të femrave të Vllaznisë dhe trajnerin Kol Shiroka, që me përkushtim dhe durim ngriti përsëri ekipin e femrave.

KAMPIONATI BOTËROR

Një objektiv ishte mbështetja, përkrahja dhe krijimi i lehtësirave procedurale, për sportistët kandidatë për Lojërat Olimpike Rinore, që do te zhvillohen këtë vit në Nanjing, Kinë, duke i dhënë një shtysë këtyre sportisteve dhe motivuar ato, për të thyer tabunë e notarëve shqiptarë, që është pjesëmarrja e tyre  si të kualifikuar dhe jo si të ftuar. “Urojmë që viti 2014 të jete starti i këtij kualifikimi për të vazhduar pastaj në 2015-ën me Kampionatin Botëror, Kazan-Rusi, me pjesëmarrjen e notarit Sidni Hoxha, i cili më 11 gusht 2013, në Lamia (Greqi) arriti rezultatin 00:50.13, kur norma kualifikuese për grupin A është 00:49.39 dhe grupin B është 00:51.12.

LOJËRAT OLIMIKE RINORE

Lidhur me eventin më të afërt që janë Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014”, sportistet kandidatë janë në rrugën e përmirësimit të rezultateve, për të arritur kualifikimin. Kështu në harkun kohor korrik 2013–shkurt 2014, sportisti Klavio Meça ( një nga kandidatët për këto Lojëra) rezultatin e tij 04:27.25 në garën 400m stil i lirë, arritur ne Kampionatin Botëror të  Barcelonës (korrik 2013) e ka përmirësuar ndjeshëm në 04:07.95, në një kohë kur norma kualifikuese e Lojërave Olimpike Rinore për grupin B në 400m stil i lirë për meshkuj është 04:10.14. Noel Borshi po punon në garën 100m delfin. Në Kampionatin Botëror “Barcelone 2013” ka rezultatin 01:06.77, në pishinë 50m/ me 30 nëntor 2013 arriti kohën 01:05.70 dhe më 23 shkurt 2014 arriti rezultatin 01:03.33 në pishinë 25m, në një kohë kur norma kualifikuese është 01:04.81. Anxhela Kashari lufton në garën 50m stil i lirë. Në Barcelone arriti rezultatin 00:28.48 në pishinë 50m kur norma kualifikuese për grupin B është 00:27.61. Evin Zekthi, kandidat për Lojërat Olimpike Rinore, në Botërorin e Barcelonës arriti rezultatin 02:00.43 në 200m stil i lire, kur norma kualifikuese është 01:57.54.

Faqe zyrtare interneti

 Me këmbënguljen e Presidentit z. Agim Çiraku, është krijuar faqja zyrtare në internet, me adresën fshn.org.al, ku janë të përditësuara informacionet, ndërkohë që i gjithë komunitetit i notit mund të gjejë rezultatet e garave, rekordeve kombëtare.

HIQEN PEZULLIMET

 Me iniciativën e Presidentit Agim Çiraku, komuniteti i notit, pra përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave të pranishme në analizën vjetore, u vendos që të hiqeshin pezullimet e vendosura për disa trajnerë apo notarë. “Në të kaluarën janë marrë disa vendime për pezullime të ndryshme nga Komisioni Teknik, të cilat qëndrojnë në fuqi edhe sot. Kam mendimin të fillojmë një ditë të re, të fillojmë gara të reja. Këto masa administrative të dhëna nga Komisioni Teknik të hiqen dhe të gjitha ekipet të garojnë si të barabarta”. Propozimi u hodh për votim, çka mori edhe miratimin e të gjithëve.

Maratona e Agim Kongolit

 Mjeku i njohur, Lluka Heqimi, i pranishëm në analizën vjetore të Federatës së Notit, kërkoi mbështetjen e komunitetin e sporteve të ujit për zhvillimin e maratonës 27 km nga ana e notarit të njohur elbasanas Agim Kongoli (1980-1990), në një nga destinacionet Strugë (Maqedoni)-Pogradec apo Korfuz (Greqi)-Sarandë. Kreu i FSHN-së garantoi mbështetjen e tij.

AKTIVITET 2013

KOMBËTARE

– Kampionati Kombëtar i fëmijëve (10-11 korrik 2013)

– Kupa e Shqipërisë  (17-18 korrik 2013)

– Kampionati Kombëtar për të Rinj, rritur e veteranë (4-5 shtator 2013)

 Aktivitete promocionale dhe miqësore

– Dita e Liqenit,  Shiroke-Shkodër (16 qershor 2013)

– Kupa “Jani Hondro”  me organizator Akademia Notit “Te Stela” (30 mars 2013)

– Gara Mbarëkombëtare për Fëmijë Akademia Notit “Te Stela” (13-14 prill 2013)

– Kupa e Pavarësisë tek Akademia Notit “Te Stela” (23 nëntor 2013)

– Kupa Perspektiva e Notit tek Akademia Notit “Te Stela” (21 dhjetor 2013-)

NDËRKOMBËTARE

– Kampionati Botëror “Barcelonë 2013”

– Mitingu “Mimosa Cup 2013”- Herceg Novi

– Mitingu “NEMO CUP”, Shkup (nëntor 2013)

 Aktivitetet e mëdha

 KAMPIONATI I FËMIJËVE

Në Kampionatin Kombëtar të Fëmijëve u përfaqësuan 15 ekipe femra dhe 18 ekipe meshkuj, me pjesëmarrjen e më shumë se 250 sportisteve. Në përfundim të garave u klasifikuan në tre vendet e para këto ekipe: Meshkuj: Tirana, Teuta Suimming, Saranda. Për ferma: Akademia Notit “Te Stela”, Tirana, Uilson. Sportistet me t mirë: për Kategorinë A (11-14 vjeç) u shpallën për femra Klea Konoplevia (Teuta Swimming), ndëtsa për meshkuj Binald Mahmuti (Tirana). Gjatë këtij kampionati u dalluan edhe sportistë të tjerë që zunë vende të para si Esli Xhoxhaj, Diana Basho, Klea Gjyzeli, Arsinda Dervishi, Frenc Berdaku, Ergi Veli, Aleksandër Ngresi, Arber Tusha, Joni Rakipi, Erbi Artunda të kategorisë A.

KUPA E SHQIPËRISË

Kupa e Shqipërisë (17-18 korrik 2013) u përfaqësuan 14 ekipe meshkuj dhe 10 ekipe femra. Morën pjesë rreth 150 sportistë.

Për meshkuj fitues dolën Tirana, TDS, Te Stela. Për femra: Te Stela, Tirana dhe Partizani & Teuta Swimming. Si sportistët më të mirë u shpallën: për femra Anxhela Kashari; për meshkuj Eduart Cane. Mjaft mire u paraqiten edhe sportistet si Klea Konoplevia, Patricia Cani, Kejt Mustafaraj, Kerolajn Kola, Rashel Demko, Nikol Merizaj, Shirli Myrta, Esli Xhoxhaj, (për femra) si dhe Franc Aleksi, Donato Dervishi, Aidi Qyqja, Jon Pepja,Kristi Xhaferri, Henri Koci, Aleksandër Ngresi, Sajd Kusta, Aranit Myftaraj, etj..

KAMPIONATI KOMBËTAR

Kampionati Kombëtar për të Rinj, Rritur & Veterane u zhvillua në 4-5 shtator 2013. U përfaqësuan 14 ekipe meshkuj dhe 11 ekipe femra, garuan rreth 250 sportistë. Në përfundim te garave klasifikimi ekipor ishte për të Rinj: Te Stela, Tirana dhe Tradita. Për meshkuj: Tirana, Te Stela dhe Teuta Swimming.

Sportistet me të mirë: për femra, Klea Konoplevia, ndërsa për meshkuj- Klavio Meca. Për të rritur, për femra: “Te Stela”, Tirana

Teuta. Për meshkuj: Tirana, Teuta dhe Te Stela. Sportistët më të mirë: Anxhela Kashari (femra) dhe Klavio Meça (meshkuj).

Gjatë këtyre garave u paraqitën mjaft mirë edhe sportistet Patricia Cani, Diana Basho, Kejt Mustafaraj, Rovena Marku, Kerolajn Kola, Rashel Demko, Nikol Merizaj (femra) si dhe Henri Koci, Franc Aleksi, Aleksander Ngresi, Endi Kellici, Deni Baholli etj (meshkuj). Gjithashtu u zhvilluan edhe garat e veteraneve ku morën pjese Enver Muriqi, Medi Muriqi (Vllaznia), Esat Muzina, Arjan Fetishaj (Tirana), Kujtim Likaj (Flamurtari), Fatmir Kërciku, Luan Rexha, Josif Koci, Agron Kollaku, Ali Kila, Fatmir Allapi (Teuta).

Kalendari sportiv 2014

 Aktivitetet Kombëtare

Kampionati Dimëror i Notit (fëmijë)- Prill 2014

Kampionati Dimëror i Notit (Rinj & Rritur) Prill 2014

Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (50m) Korrik 2014

Kupa Shqipërisë Korrik 2014

Kampionati Kombëtar (Rinj, Rritur & Veteranë) Korrik 2014

Maratona Kombëtare Shtator 2014

Aktivitete Ndërkombëtare

Takimi Mbarëkombëtar “Kupa Mimozës 2014” (pishinë 25m)

15-16 Shkurt 2014, Herceg Nov, Mali Zi

Lojërat Ballkanike për të Rinj, (pishinë 50m)

26-27 Prill 2014 Larisa, Greqi

Akropolis Grand Prix, (pishinë 25m)

9-11 Maj, 2014 Athinë, Greqi

Kupa COMEN (pishinë 50m) M: 15-16 vjeç, F: 13-14 vjeç

28-29 qershor 2014, Netanya, Izrael

Lojërat Olimpike Rinore

(vtl1996-1999) 16-28 gusht, 2014, Nanjing, Kinë

Kampionati Europian i Notit (pishinë 50m)

13-24 gusht, 2014, Berlin, Gjermani

Kampionati 12 Botëror i Notit, (Pishinë 25m)

3-7 Dhjetor 2014, Doha, Katar