Përparim Daiu: Matematika i mban në lojë synimet e skuadrave

98
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” ish-mbrojtësi i Besës e Partizanit, Përparim Daiu, skanon Superioren

Agron KAJA

Java e 25-të e Superiores i shpëtoi largimeve të trajnerëve, po çfarë spikati më shumë në ndeshjet e kësaj jave?

Ajo që unë vërej më shumë në këtë javë, ishte lufta e fortë për “Final 4”, sepse ekipe si Partizani e Tirana po gabojnë, ndërsa Vllaznia ka stabilitet e Dinamo po ngrihet. Do jetë luftë e ashpër për një vend në këtë katërshe, Egnatia duket e sigurt.

Ku mendoni se ndeshjet dolën në logjikën e tyre, po rezultat surprizë ku ishte?

Ndeshje që dolën edhe brenda pritshmërive, si fitorja e Vllaznisë me Dinamo City. Ndërsa përballja e Egnatias me Teutën ishte rezultat jo i pritshëm. Fitorja e Erzenit në Kukës, i futi kuksianët në krizën e rënies, edhe pse matematika i mban në lojë.

Tashmë renditja duket se po merr formë në dy ekstremet e saj, do kemi lëvizje trajnerësh në këto dy javë?

Besoj se ekipet do japin më të mirën në këto ndeshje. Nuk mendoj se do kemi lëvizje në bankina, sepse tashmë nuk është koha e duhur që të bëhen këto lëvizje. Nisur nga periudha ku ndodhemi, nuk do ketë ndryshime bankinash.

Kalendari i javës së 26-të sjell ndeshje për “Final 4”, por edhe mbijetese, si i përshkruani?

E gjithë java e 26-të ka në kalendarin e saj ndeshje të forta dhe të rëndësishme, por si kryendeshje spikat Vllaznia-Tirana. Ndërsa Egnatia-Dinamo City do tu japë dinamovitëve një rikonfirmim për “Final 4”, Laçi të bëjë llogari edhe mbijetese.

Keni një parashikim për ndeshjet e javës së 26-të të Superiores, si mund të dali në rez?

Është e vështirë për të bërë parashikime në këtë periudhë, por unë po i shpreh në logjikën time: Dinamo-Egnatia barazim, Partizani fiton me Kukësin, Vllaznia-Tirana barazim, Laçi fiton me Skënderbeun dhe barazim Teuta me Erzenin.

Referuar kalendarit të fazës së katërt, cilat skuadra i mendoni në “Final 4” dhe cilat zbresin nga Superiorja?

Do shohim një fazë të katërt më të luftuar dhe më cinike për të gjitha skuadrat. Sepse në fazën e tretë u pa që skuadra patën luhatje në të dy kahjet e renditjes. Do jetë fazë interesante për të gjitha, dhe me ndryshime të dukshme në renditje.

Në këndvështrimin tuaj, çfarë dukurie keni konstatuar në tre fazat e para të Superiores 2023-2024?

Dukuria më e veçantë është se nuk po shohim një kampionat të luftuar që nga java e parë. Për shkak edhe të formulës, skuadrat nuk kanë dhënë maksimumin e tyre në ndeshje të caktuara. Njëherësh edhe mosprania e shumtë e tifozerisë ka ndikuar tek ato.

Këtë mesjavë luhen ndeshjet Çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, do të kenë ndikim këto për vazhdimësinë në kampionat?

Duke patur parasysh se Kupa është objektiv për në Europë për të gjitha skuadrat, në ndeshjet e dyta shoh si të avantazhuara skuadrat që kanë arritur rezultate pozitive në takimet e para. Mendoj se do jetë një garë e hapur për çdo skuadër.

PARTIZANI-KUKËSI  3-0

Partizani në vendin e dytë, Kukësi “saldon” fundin

Në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani bëri detyrën ndaj Kukësit, i cili rezistoi për 55 minuta, por pas pësimit të golit të parë skuadra morri një shthurrje që mbeti e tillë deri në fund, edhe pas dy golave të tjerë të shënuar nga Cara e Mehmeti. Partizani ngjitet në vendin e dytë, Kukësi “saldohet” në fundin e renditjes.

13 gola

Kapiteni i Vllaznisë Bekim Balaj, është golashënuesi më i mirë në 26 javë me 13 gola të shënuar

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 26
Dje, e premte 1 mars 2024
Laçi-Skënderbeu            0-1
Egnatia-Dinamo City      1-1
Partizani-Kukësi             3-0

Sot, e shtunë 2 mars 2024
Vllaznia-Tirana               17:00
Teuta-Erzeni                   17:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              26      50

2.Partizani            26      43

3.Vllaznia             25      43

4.Skënderbeu        26      37

5.Dinamo City      26      36

6.Tirana                25      35

7.Laçi                    26      30

8.Erzeni                25      26

9.Teuta                 25      25

10.Kukësi             26      19

 

NDESHJET DJE

LAÇI-SKËNDERBEU 0-1

Skënderbe për “Final 4”, Laçi bje në renditje

Skuadra e Skënderbeut po tregohet shumë cinike në ndeshjet e saj në transfertë, ku pas fitores 3-0 ndaj Erzenit në Shijak në javën e 24-t, dje ishte një tjetër fitore transferte dhe me tri pikë që e ngjitin në zonën e “Final 4”. Me 37 pikë dhe i renditur në vendin e 4-t, Skënderbeu duket skuadër e konsoliduar, edhe pse dje në pjesën e parë laçiantë kishin shumë raste shënimi, por mbetën të dobët në finalizim. Edhe pjesa e dytë thuajse ishte e njëjtë, por minuta e 90-të mbetet e “mallkuar”, ku Nikaj i Skënderbeut finalizoi pas një kundërsulmi. Ndërsa Laçi po zbret në renditje me këto rezultate, ndoshta duhet të mendojë edhe për mbijetesën.

EGNATIA-DINAMO CITY 1-1

Nuk ka fitore, Egnatia e dobët me Dinamon

Me barazimin e djeshëm 1-1 ndaj Dinamo City, skuadra e Egnatias si kryesuese, duket se ka hyrë në krizë rezultati. Fitorja e fundit është arritur në javën e 21-të, më 21 janar 2024, në mposhtjen 3-2 të Erzenit, dhe ky tripikësh duket si me dylbi. Tashmë kreu sikur po lëkundet për rrogozhinasit, edhe pse duhet pritur sfida e Vllanisë sot me Tiranën, për të parë se sa mund ti afrohet skuadra shkodrane. Gjithsesi, dje më shumë se sa Egnatia, Dinamo City u tregua më e vendosur, edhe pse për 13 minuta ishte në disavantazh. Goli i Kaçorrit në minutën e 63-të e rriti më shumë presionin e bluve, por pa mundur që të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë.