A ka ende rrezik në zonë pas shpërthimit? OSHEE shkëput energjinë në disa zona të Lushnjës

17
Sigal

Shpërthimi i fuqishëm që ka tronditur sot Lushnjën dhe që la pas dy viktima e disa të plagosur ka ndikuar edhe në furnizimin me energji elektrike në zonë.

OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja 35kV Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.

Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.