Ka dëmtime në mushkëri, zbardhen detaje nga gjendja e deputetit socialist, Bujar Çela

18
Sigal

Deputeti socialist, Bujar Çela i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi në një objekt në pronësi të tij, ndodhet në spitalin e Traumës. Mësohet se deputeti ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale abdominale.

Ligjvënësi mbeti i plagosur bashkë me shtatë persona të tjerë në magazinën e tij në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona të tjerë.

Çela është deputet i qytetit të Lushnjës prej dy mandatesh, i dalë nga listat shumemërore të Partisë Socialiste.