Nipi i vrarë në Siri, gjyshja: S’dimë asgjë për familjen e djalit të vrarë

412
Sigal

Bledar Hamza është një prej shqiptarëve që dyshohet se u vra gjatë luftimeve në Siri rreth 5 vite më parë.

28-vjeçari, i diplomuar me rezultate të larta në degën e financës në shtetin italian, u rekrutua dhe largua drejt Sirisë, ku mori me vete edhe bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërsa një tjetër vajzë e solli në jetë ne vendin islamik.

Por ndërsa u sinjalizua se ai mund të ishte vrarë gjatë luftimeve, për bashkëshorten dhe dy vajzat e mitura nuk ka asnjë informacion.

Gjyshja e Bledarit, Fitreti, ende nuk e pranon se ai nuk është më në jetë. Duke treguar se ajo e ka rritur nipin e saj ndërsa i ati ishte në emigrim, 86-vjeçarja pohon se nuk mundi t’i njohë stërmbesat e saj, ndërsa shpreson se do t’i shohë një ditë.

Në janar të 2014, bashkëshortja e Bledar Hamzës njoftoi familjarët e tij se ai ishte vrarë.

Vetë bashkëshortja u tha familjarëve se as ajo vetë nuk e kishte parë, por kishte qenë një shoku i Bledarit që i kishte pohuar vrasjen e tij