Paraqitja e Kante në finalen e Champions jep sinjale se është në listën e më të mirëve të të gjitha kohërave

N’Golo Kante arriti të dhuronte spektakël përballë Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve të zhvilluar të shtunën e 29 majit.

Mesfushori francez ishte sërish në rolin kryesor te Chelsea, teksa mposhtën Citizens me rezultatin 1-0 në Estadio do Dragao.

NOA

Golin i shënuar nga Kai Haverzt ishte i mjaftueshëm që lojtarët e Thomas Tuchel të dominonin në këtë takim, por sytë ishin te Kante.

Lojtari ishte në qendër të mesfushës dhe me shpejtësinë dhe ndërprerjen e aksioneve, doli të ishte fitimtar në disa duele.

Në rast shumë kyç ishte edhe në duelin mes tij e Kevin de Bruynes, me francezin që bëri një ndërhyrje të pastër nga mbrapa.

Kante që është 30-vjeçar aktualisht tregoi se e meriton një vend në mesin e lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.