Perëndimi bën sehir/ Edhe një mandat në mjerim për sirianët

228
Sigal

E enjtja ishte një ditë e dhimbshme për miliona sirianë në vendin e tyre dhe jashtë. Kjo nënkupton se ata do të mbeten refugjatë për sa kohë Assad është gjallë.

Njësoj si në qershor të vitit 2014, edhe 27 maji i vitit 2021 nuk ishte fundi për kriminelin e luftës Assad. Përkundrazi: Kasapi i Sirisë e zgjeroi pushtetin për shtatë vite të tjera.

95.1 përqind thuhet se kanë votuar për vrasësin Assad- një gënjeshtër! Kjo për shkak se janë raportuar 3 milion më shumë vota se banorë në Sirinë e kontrolluar nga Assad. Kjo do të thotë se edhe të vdekurit kanë votuar për vrasësin e tyre. Çfarë regjimi mashtrues dhe gjakatar.

Njeriu që mori pushtetin në mesin e viteve 2000, njësoj si babai i tij, ka treguar ngjyrat e vërteta pas 10 vitesh në presidencë. Kjo për shkak se që nga viti 2011 ai ka bërë masakra në mbarë vendin, duke vrarë qindra mijëra dhe duke dëbuar miliona si refugjatë.

Sirianët do përballen me shtatë vite të tjera mjerim.

Mesazhi i hidhur është ky: diktatorët dhe kriminelët e luftës mund të bëjnë çfarë të duan. Që nga bombat deri te armët kimike kundër popullit të tyre dhe nuk duhet të kenë frikë se u ndodh ndonjë gjë. Ti mund të mbetesh ‘president’ për sa kohë të duash vetë.

Dy ditë më parë, Assad u dërgoi një mesazh ministrave të Jashtëm të Perëndimit: Vlera e opinioneve tuaja është zero.

Kjo tregon se çfarë mund të bëjnë diktatorët nëse Perëndimi bën sehir për një kohë të gjatë.

Duhet thënë me qartësi të plotë: ky është rezultati i politikave të ish-presidentit amerikan, Obama dhe kancelares gjermane Merkel, që ia lanë Sirinë Putinit, regjimit iranian të mullahëve dhe më pas Erdoganit.

Por një gjë është e qartë si drita e diellit: ‘Zgjedhjet’ në Siri nënkuptojnë rënie të mëtejshme të demokracisë dhe vdekje të shpresës për miliona sirianë që duan të kthehen në vendin e tyre.