Ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare ylli latin i Disney-t

310
Sigal

Aktori i Disney-t, Sebastián Athié ka ndërruar jetë. The Disney Channel Latin America e dha lajmin e trishtë me anë të një njoftimi në Instagram, ndërsa shkaku i vdekjes së 24-vjeçarit mbetet i paqartë. “Pusho në paqe, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë. Jemi të trishtuar për ikjen e Sebastián Athié dhe do ta kujtojmë gjithmonë për talentin, profesionalizmin dhe zemrën e madhe. Jemi pranë familjes së tij, miqve dhe fansave”, – ka shkruar Disney Channel LA, përkrah një fotoje të Athié duke qeshur

Të shumtë ishin edhe kolegët e aktorit që shprehën ngushëllimet në rrjetet sociale.