Formoi formacionin historik me bashkëkohës të tij, Kaká lë jashtë Lionel Messin

17
Sigal

Kaká, legjenda e Milanit dhe përfaqësueses së Brazilit, fitues i Topit të Artë dhe kampion bote në vitin 2002, zbuloi njëmbëdhjetëshen e tij ideale historike, e përbërë nga futbollistë me të cilët ndante dhomën e zhveshjes apo ka qenë kundërshtar në fushë.

Në formacionin ideal të përzgjedhur nga Kaka bie në sy mungesa Leo Messi.

Si portier, Kaká zgjodhi Didën, shok skuadre me të te Milani dhe në kombëtaren e Brazilit. Në krah vendosi edhe dy brazilianë të tjerë, Cafú në krahun e djathtë dhe Roberto Carlos në të majtë. Italianët Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta janë qendërmbrojtësit e formacionit ideal të tij.

Në mesfushë përfshiu emra të tillë si Andrés Iniesta, Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo. E mbylli formacionin me Ronaldinhon, Ronaldon dhe Cristiano Ronaldon.

Në atë formacion historik janë nëntë kampionë bote (Dida, Cafú, Roberto Calos, Nesta, Iniesta, Zidane, Pirlo, Ronaldinho dhe Ronaldo) dhe mes tyre ata kanë nëntë Topa të Artë: pesë nga Cristiano Ronaldo, dy nga Ronaldo,  dhe nga një Ronaldinho dhe Zidane.

Messi, fituesi i Kupës së Botës 2022 dhe tetë fitues i Topit të Artë, është mungesa e madhe në formacionin e hartuar nga Kaká.